Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sot festa e Kurban Bajramit, mijëra besimtarë myslimanë falin namazin te bulevardi "Dëshmorët e Kombit"

Shkruar nga Newsbomb
Sot festa e Kurban Bajramit, mijëra besimtarë myslimanë falin
Falja e Kurban Bajramit

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Mijëra besimtarë u mblodhën mëngjesin e sotëm të bulevardi Dëshmorët e Kombit për faljen e namazit të Kurban Bajramit.

Besimtarët u mblodhën në shesh në orën 06.00. Një mesazh në këtë ditë të veçantë për myslimanët ka dhënë edhe kreu i Komunitetit Mysliman në Shqipëri, Bujar Spahiu.

Spahiu tha se shpreson që kjo ditë të jetë një ditë reflektimi dhe të jemi më miqësorë me njëri-tjetrin.

Festa, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijoj djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhërit të Zotit, para se Zoti të ndërhyj, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftoj Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë. Mishi nga kafsha e flijuar ndahet në tre pjesë. Familja mban një pjese; pjesa tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa pjesa e mbetur i ndahet të varfërve dhe nevojtarëve.

Emërtimi “Kurban Bajrami” në gjuhën shqipe është huazim nga turqishtja – Kurban Bayramı, që do të thotë “Festa e Flijimit”. I njëjti emërtim përdoret edhe në Azerbajxhan, Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Mal të Zi, Maqedoni, Rusi, Serbi, Turqi e Ukrainë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese