Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shtyhet gjyqi për "Sterilizimin", shkak mungesa e një avokati! Rjepaj para gjykatës: Çështja është paragjykuar për 19 vite, projekti i devijuar nga qëllimi i vërtetë

Shkruar nga Newsbomb

Shtyhet gjyqi për "Sterilizimin", shkak mungesa e një

Seanca gjyqësore në GJKKO për dosjen e "Sterilizimit" u ndërpre sot, ndërsa u shty për datën 28 maj për ndarjen e çështjes. Mësohet se shkak u bë largimi i avokatit të të pandehurit, Klodian Rjepaj. 

Gjatë dëshmisë së tij para gjykatës, Rjepaj tha se kjo çështje po diskutohet tashmë prej 19 vitesh, teksa deklaroi se është paragjykuar dhe nuk është lejuar të debatohet në mënyrë profesionale. 

Rjepaj theksoi se paragjykimi për këtë çështje është shumë i madh, ndërsa deklaroi se projekti i Sterilizimit është devijuar nga qëllimi i tij i vërtetë. Sipas tij, ky është një devijim i qëllimshëm për të bërë persekutim. 

Ai shtoi se kjo çështje po gjykohet mbi fakte të pavërteta, pasi elementët në kallëzim nuk përputhen me elementët e projektit. 

I pandehuri Klodian Rjepaj:

Ne jemi këtu për një procedurë, që ka gati 19 vite që diskutohet, paragjykohet, akuzohet dhe në asnjë nrast kjo çështje nuk është lejuar të debatohet shkencërisht, por është debatuar në mënyrë folklorike, mediatike dhe politike.

Paragjykimi për këtë çështje është shumë i madh. Deri më sot çdo vendim gjykate ka treguar paragjykim ndaj kësaj cështjeje. Nga ana mediatike, sterilizimi është bërë si thesi bosh i miellit, që sa herë e shkund nxjerr tym.

Në respekt të kirurgëve dhe stafeve mjekësore, që janë ndihmuar nga ky shërbim duhet bërë një debatim mirëfilltë. Kisha shkruar me shkrim dore sot, por më ra një shishe ujë mbi letra dhe u shpërnda boja.

Projekti i Sterilizimit është një devijim nga projekti i vërtetë. Është devijim i qëllimshëm për të bërë persekutim. Nuk ekziston projekti i Sterilizimit.

Të gjithë elementët në kallëzim nuk përputhen me elementët e projektit. Nuk është gjykuar deri sot që akt-padia e bërë nga Nisma Thurje është e rreme, mbi fakte të pavërteta.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese