Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Perandoria e tij nën lupën e SPAK, Xhevdet Troplini “hapi rrugët” e trafikut me Italinë dy dekada më parë! PAMJET: Kur u arrestua në 2006 dhe i gjetën qeset me paratë e heroinës

Shkruar nga Newsbomb
Perandoria e tij nën lupën e SPAK, Xhevdet Troplini “hapi
Xhevdet Troplini - Fatmiri dhe 3 milione eurot ne shtepine e tij

Familja e biznesmenit kontravers Xhevdet Troplini ka qenë prej vitesh në qendër të hetimeve nga autoritetet vendase e ndërkombëtare, për rolin e anëtarëve të saj në trafikimin e drogave të forta, fillimisht heroinë dhe më pas kokainë, raporton newsbomb.al.

Perandoria e tij është vënë në shënjestrën e SPAK edhe një vit më parë, kur Forcat Speciale zbarkuan në shtëpinë e djalit Fatmir Troplini, i njohur me nofkën “Miri i Pojës”, dhe gjetën 3 milionë euro cash. Ose 3 miliardë lek shqiptare.

Djali i Xhevdetit u shpall në kërkim dhe prej Majit 2024 nuk është arrestuar, ndërsa familja vazhdon betejën me drejtësinë duke pretenduar se paratë që u gjetën nga RENEA i përkasin biznesit të vezëve në Shijak. Familja Troplini ka në pronësi kompaninë “Ovvital”.

Perandoria e tij nën lupën e SPAK, Xhevdet Troplini “hapi
Fatmir Troplini, i njohur si Miri i Pojës

Ndërkohë, në operacionin e finalizuar sot nga SPAK me italianët, janë firmosur 52 urdhërarreste dhe rezaulton se në kërkim është dhe nipi tjetër i Xhevdet Troplinit, shtetasi Elvis Doçi.

Edhe Doçi i cili njihet me nofkën “Visi i Pojës”, rezulton se është eksponent i lartë në perandorinë e Troplinit, me shumë ndikim dhe me rol aktiv në trafikun e drogës, kryesisht pjesa logjistike. Ai nuk është gjetur në shtëpi gjatë operacionit, raporton newsbomb.al.

Perandoria Troplini dhe aktiviteti i hershëm i Xhevdetit

Perandoria e madhe Troplini e ka zanafillën me aktivitetin e kryefamiljarit Xhevdet Troplini, i cili i ka “hapur rrugët” e trafikut me Italinë që ne vitet 2000. Ai është akuzuar për përfshirje si financier në një grup kriminal që trafikonte heroinë nga Italia në Shqipëri.

Në muajt e fundit të vitit 2005, dy persona u ndaluan në vendin fqinj me tre pako heroinë që në atë kohë e kishin vlerën 2.5 milionë euro. Menjëherë pas këtij arrestimi, Prokuroria për Krimet e Rënda (sot SPAK), organizoi një operacion në Durrës dhe bastisi shtëpinë e Xhevdet Troplinit.

Perandoria e tij nën lupën e SPAK, Xhevdet Troplini “hapi
Ilir Meta, Xhevdet Troplini dhe Lefter Koka

Siç rezulton dhe nga kjo kronikë e Televizionit Klan në 17 Janar 2006, në shtëpinë e tij u gjetën disa qese me 400 milionë lekë cash, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për të financuar blerjen e drogës.

Newsbomb.al raporton se Xhevdet Troplini gjatë angazhimit të tij të hershëm në trafikimin e drogës njihej me emrin “Poja” apo “Pajo Troplini”.

Edhe djali dhe nipi i tij që e kanë trashëguar sot këtë aktivitet të paligjshëm që kamuflohet mes bizneseve të ligjshme të familjes së madhe Troplini, kanë marrë nofkat “Poja”, si për shembull “Visi i Pojës” për Elvis Doçin dhe “Miri i Pojës” për Fatmir Troplinin.

Xhevdet Troplini është zotërues i kompanisë më të madhe të vezëve në Shqipëri, kompanisë “Ovvital” dhe njihet për lidhjet e tij me politikanë të lartë. Emri i tij ka mbetur si themelues i perandorisë Troplini, por që sipas raportimeve, tashmë kontrollohet nga nipërit.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese