Hapësire reklamuese


Aktualitet

Parandalohet tragjedia në Kamëz! Policia arreston në kohë burrin dhunues, donte të vriste me armë zjarri bashkëshorten (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Parandalohet tragjedia në Kamëz! Policia arreston në kohë
Foto ilustruese

Një ngjarje kriminale në familje është parandaluar në Kamëz, ku një 40-vjeçar ka tentuar të vrasë me armë zjarri gruan e tij.

Policia arrestoi në flagrancë 40-vjeçarin Agron Mici pasi kishte marrë njoftimin se ky shtetas kishte dhunuar bashkëshorten e tij dhe e kishte kanosur atë me armë zjarri.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet policore sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Parandalohet tragjedia në Kamëz! Policia arreston në kohë
Arma e sekuestruar

"Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe i veprimeve profesionale të shërbimeve të Policisë parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje, në Kamëz.

Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanoste atë, me armë zjarri, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari Agron Mici.   

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, që u gjetën gjatë kontrollit në banesën e 40-vjeçarit.

Shërbimet e Sektorit të Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas njoftimit se një shtetas kishte dhunuar bashkëshorten e tij dhe e kishte kanosur atë, me armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale. 

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, u arrestua në flagrancë shtetasit A. M., 40 vjeç, banues në Kamëz.

Gjatë kontrollit në banesën e 40-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit pistoletë me të cilën ai kanoste bashkëshorten e tij, dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme."

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese