Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Operacioni URA, SPAK: 4.5 milionë euro të ardhura nga droga u transportuan me autobusë nga Italia! Si u paguan nga Shqipëria 500 kg kokainë në Ekuador

Shkruar nga Newsbomb
Operacioni URA, SPAK: 4.5 milionë euro të ardhura nga droga u
Pamje nga operacioni Ura

Të tjera detaje mësohen nga operacioni "Ura". Sipas njoftimit të SPAK, paratë e përfituara nga trafiku i drogës transportoheshin me autobusë nga Italia. Mësohet se janë caktuar 52 masa sigurie, ndërsa janë ekzekutuar 42 prej tyre. 

Më parë, gjatë hetimeve janë sekuestruar 3 milionë euro “cash”. Autoritetet evidentuan se pagesat për lëndët narkotike kryheshin nga Italia drejt Shqipërisë përmes shoferëve të linjave ndërkombëtare të autobusëve, ndërsa vlera totale e transaksioneve të drogave të dokumentuara arrin në 4.5 milionë euro.

Në total, janë proceduar 40 shtetas shqiptarë dhe 12 shtetas italianë, të përfshirë në tre grupe të organizuara kriminale, njëra me bazë në Durrës dhe dy të tjera në rajonin e Puglias, Itali.

Gjithashtu, është dokumentuar edhe transferimi i mbi 500 mijë dollarëve nga Shqipëria drejt Amerikës Latine, si parapagim për një sasi prej 500 kg kokaine që nisej nga Guayaquil, Ekuador.

Gjatë hetimeve të zhvilluara në periudhën 2020–2025, janë dokumentuar 40 episode të trafikimit të lëndëve narkotike, përfshirë edhe sekuestrimin e sasive të konsiderueshme heroine dhe kokaine në Shqipëri, Itali dhe vende të tjera të Europës. Një nga episodet përfshinte transportin e 255 kg heroinë dhe kokainë në Bari, përmes korrierëve ndërkombëtarë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese