Hapësire reklamuese


Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Fier, arrestohet 55-vjeçari, prekte në vende intime mbesën e mitur

Shkruar nga Newsbomb
Ngjarje e rëndë në Fier, arrestohet 55-vjeçari, prekte
Foto ilustruese

Një ngjarje tronditëse është regjistruar në qytetin e Fierit, ku një 55-vjeçar është arrestuar nga policia nën akuzën e ngacmimit seksual ndaj mbesës së tij vetëm 5-vjeçare.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Fierit, denoncimi është bërë nga nëna e vogëlushes, e cila është nusja e djalit të të arrestuarit, shtetasit Vladimir Gjata.

 “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin V. Gj., 55 vjeç, pasi dyshohet se ka bërë veprime të turpshme ndaj mbesës së tij të mitur”,njofton policia.

Materialet procedurale në lidhje me këtë çështje janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme ligjore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese