Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kush po i kërcënon gazetarët? Glidona Daci sulmohet online me gjuhë denigruese: Do ta denoncoj rastin!

Shkruar nga Newsbomb
Kush po i kërcënon gazetarët? Glidona Daci sulmohet online me
Gazetarja Glidona Daci

Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, është bërë objekt i sulmeve denigruese në rrjetet sociale. Një profil anonim në Facebook ka publikuar aludime dhe epitete fyese ndaj gazetares. 

Në një intervistë për BIRN, Daci e lidhi sulmin me punën e saj si gazetare investigative, duke theksuar se kërcënimet nuk do ta ndalin nga raportimi i fakteve.

“Sulmi mendoj se lidhet me detyrën time si gazetare, për shkak edhe të raportimeve që kam bërë në lidhje me zhvillimet e fundit dhe punës së Prokurorisë së Posaçme”, tha Daci. Ajo shtoi se nuk e njihte dhe nuk kishte idenë kush ishte pas sulmit, por vuri në dukje se do të denonconte rastin. Nuk është hera e parë që jam në qendër të këtyre sulmeve, por të arrinin deri në këtë pikë që të më denigrojnë figurën time, nuk e prisja”, tha ajo.

Daci shprehu shqetësimin për për familjen e saj, por deklaroi se nuk do të dorëzohet.

"Kam një mesazh për familjen time: Mos u mërzisni! Ju e dini çfarë vajze keni rritur dhe unë nuk do të ndalem në kryerjen e punës sime," u shpreh gazetarja.

Edhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë reagoi ashpër duke dënuar aktet e intimidimit dhe përpjekjet për të frikësuar gazetarët.

“Në një klimë të tensionuar politike, vërejmë me alarm rritjen e gjuhës së urrejtjes, intimidimit dhe përpjekjeve për të denigruar gazetarët. Roli i tyre është të raportojnë mbi zhvillimet e përditshme, përfshirë ato të drejtësisë, dhe askush nuk duhet t’i frikësojë apo t’i pengojë në ushtrimin e detyrës së tyre për të sjellë të vërtetën, cilado qoftë ajo,” tha Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese