KLSH kallëzon komisionin e vlerësimit të ofertave në Fier, ja dëmi i madh në buxhetin e shtetit Featured

Publikuar tek Aktualitet
Saturday, 12 August 2017 12:14

Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon në Prokurori Komisionin e Vlerësimit të Ofertave të ish-Komunës Dërmenas në Fier.

Sipas KLSH ata i kanë shkaktuar një dëm ekonomik 3 milion lekë dhe impakt negativ në të ardhurat e Buxhetit të Shtetit për 11.6 milion lekë.

Kontrolli i Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit nr. 276/1, datë 13.3.2017, ka përfunduar auditimin në Bashkinë Fier, Njësitë Administrative ish-Komunat Qendër, Libofshë, Topojë, Frakull, Cakran, Levan dhe Dërmënas për periudhën 01.01.2013 deri më 31.7.2015, me objekt: “Auditimi i zbatimit të ligjshmërisë dhe rregullshmërisë së veprimtarisë ekonomiko-financiare”.

Me Vendimin nr. 81, datë 30.06.2017 të Kryetarit të KLSH-së, është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe me shkresën nr. 276/16, datë 30.06.2017, me qëllim  përmirësimin e gjendjes i janë rekomanduar Bashkisë Fier, masa me karakter organizativ; masa për shpërblimin e dëmit ekonomik të shkaktuar në vlerën totale 51.3 milion lekë dhe shpenzime me efekte negative në buxhet për vlerën 29,4 milion lekë.

Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e prokurimit publik, në vlerësimin e ofertave ekonomike duke vepruar me dy standarte vlerësimi dokumentacioni për procedurën e prokurimit “Riveshje e dy rrugëve paralele Hidrovor-Bregdet dhe hapje traseje për rrugë paralele me bregdet”, ndër të cilat më kryesoret janë:

- Është shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën prej 3,085,240 lekë pa TVSH, për  skualifikimin e padrejtë të Operatorit Ekonomik me ofertë me vlerë më të ulët, në kushtet kur Operatori Ekonomik ka plotësuar kërkesat e Dokumenteve Standarde të Tenderimit;

- Janë kryer veprime me efekt negativ në Buxhetin e Shtetit për vlerën 11,574,650 lekë, shkaktuar nga kualifikimi dhe shpallja fitues e Operatorit Ekonomik me ofertë më të lartë, në kushtet kur nuk ka plotësuar kriteret për kualifikim sipas Dokumenteve Standarde të Tenderimit; në kundërshtim me ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar dhe me VKM nr. 1 datë 10.07.2007 “Për Rregullat e Prokurimit Publik”.

Për këto shkelje dhe për të tjera, KLSH ka kryer pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, me shkresën nr. 276/21 datë 08.07.2017 kallëzim penal ndaj D.B. me funksion ish-Përgjegjës i Zyrës së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave(KVO), në ish Komunën Dërmenas, Fier; J.S. me funksion Specialist Finance, në cilësinë e anëtarit të KVO në ish Komunën Dërmenas, Fier dhe K.B. në cilësinë e anëtarit të KVO në ish Komunën Dërmenas, Fier, për konsumimin e elementëve të veprave penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga nenet 258 dhe 248, të Kodit Penal.

 KLSH, me qëllim përmirësimin e situatës i ka rekomanduar Bashkinë Fier masa me karakter organizativ në lidhje me eleminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në buxhet, kryesisht në fushën e tatim taksave, në vlerën 1.1 miliard lekë.

 

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Shqipëria po digjet nga zjarret, cili është shkaku

Analiza & Komente

Shkolla eseistike e Kadaresë, ose gazetaria si paraletërsi

*Nga Aleksandër Çipa Refleksion i pamjaftueshëm rret...

Artan Fuga: Oktapodi kryetar partie dhe burrë shtëpie

Talk town mbi një oktapod Ka talk show, por ka edhe talk town, b...

Ah moj Vojsava, që na prishe mendsh me këtë origjinën tënde!

Mustafa Nano Në reagimet e shumta që janë vënë...

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al