Deklarata për Skënderbeun, Ngjela i përvishet Nanos: Injorant i paguar nga Beogradi dhe Islamizmi radikal

Publikuar tek Aktualitet
Wednesday, 19 July 2017 22:41

Përmes një statusi në Facebook, avokati Spartak Ngjela i konsideron teoritë e fundit të Mustafa Nanos për origjinën gjysmë serbe të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, si të paguara nga Beogradi dhe Islamizmi ekstremist.

Ngjela shprehet se “Kastriotizmi shtë doktrinë e ngulitur në ndërgjegjen pan-shqiptare”, dhe askush nuk i bën dot gjë.

Që pas epokës së lavdishme të Skënderbeut, sipas Ngjelës fitoret e mëdha të shqiptarëve kanë qenë Pavarësia e Shqipërisë, Pavarësia e Kosovës, Anëtarësimi në NATO dhe anëtarësimi në BE, kur t’i vijë koha. Avokati thotë se sa herë shqiptarët kanë qenë pranë fitoreve të mëdha, Beogradi dhe Athina kanë ndërhyrë kundër.

SHKRIMI I PLOTË I NGJELËS:

Historia e brendshme e mendimit antishqiptar ka 130 vjet që përsërit vetveten, që nga viti 1878, domethënë qëkurse shqiptarët dolën ndërkombëtarisht sërish në skenë për të mbrojtur territoret e tyre të rrezikuara, me anë të Lidhjes së Prizrenit.

l.

Lufta më e madhe në këta 130 vjetë, nga vobegtësia mendore e korruptuar shqiptare, ka qenë e drejtuar gjithmonë kundër Gjergj Kastriotit. Por janë lodhur kot.

Zotërinj: kastrotizmi është doktrinë e ngulitur në ndërgjegjen pan-shqiptare, nuk keni se çfarë t'i bëni.

Janë dy pika që i kundërvihen heroikës dhe historisë europiane dhe kristiane të Shqipërisë: Beogradi dhe Athina. Dhe e gjithë lufta e tyre konsiston në ruajtjen e pushtimeve teritoriale shqiptare që i kanë fituar nga çoroditja historike e vetë Perëndimit me përjashtim të Austo-Hungarisë dhe Gjermanisë.

Natyrisht dëmet kanë qenë të mëdha, por historia ka rrjedhur qartë edhe pse për shqiptarët ka qenë ngaherë në mbijetesë.

Fitorja e parë e madhe ka qenë pavarësia e Shqipërisë.

Fitorja e dytë e madhe ka qenë pavarësia e Kosovës si shtet i dytë i madh në Ballkan.

Fitorja e tretë e madhe ka qenë anëtarësimi i Shqipërisë në NATO.

Kurse fitorja e tretë e madhe do të jetë anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Të gjitha këto kanë qenë fitore për historinë europiane të shqiptarëve. Por anëtarësimi në BE Sigurisht që do të jetë kurorëzimi përfundimtar dhe shpërblimi për mbijetesën europiane pesëqind vjeçare të shqiptarëve.

Sot e gjithë historia është në favor të albanizimit real të të gjithë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Procesi i albanizimit të Ballkanit Perëndimor, si refleks i shtetit shqiptar, sot është një proces që mendohet se kap një territor ku jetojnë dymbëdhjetë milonë shqiptarë. Refleksi i parë sigurisht që është Kosova; Refleksi i dytë po spikat të jetë Maqedonia; e kështu me radhë, procesi do shkojë kudo: edhe në Mal të Zi, madje edhe në Greqi: kudo ku jetojnë shqiptarë.

ll.

Po ta shohësh me një vëmendje prej historiani, do të konstatosh se, sa herë që shqiptarët kanë qenë afër këtyre fitoreve të mëdha, Beogradi dhe Athina kanë ndërhyrë kundër - me Moskën së jashtëmi dhe me shqiptarët e blerë brenda Shqipërisë, që të paralizojnë fitoren.

Pavarësinë e Shqipërisë Beogradi donte ta shkatërronte me ane të Esad Toptanit dhe të falangave të tij osmane.

Bombardimet e Jugosllavisë nga USA, ata donin t'i shpëtonin me Sali Berishën dhe Fatos Nanon. Por ato u bënë dhe Kosova e mori pavarësinë.

Anëtarësimit në NATO të Shqipërisë nuk kishin çfarë t'i bënin, se ajo ishte ndërhyrja e drejtpërdrejtë e Amerikës.

Gjithçka tani është përqëndruar që të ndalohet anëtarësimi në Bashkimin Europian.

lll.

Pikërisht në këtë kohë ka dalë në skenë lufta kundër Gjergj Kastriotit dhe kastriotizmit. Sigurisht që këta injorantë janë të paguar nga islamizmi radikal dhe nga Beogradi.

Gjithmonë ka pasur një lidhje të ngushtë të nëndheshme midis islamit radikal dhe Beogradit kundër Shqipërisë, që të mos e lejojnë triumfin e europizmit në Shqipëri.

Më thoni: a ka ndonjë shtet islamik të Lindjes së Mesme që ka njohur Kosovën? Asnjë...

Po e kanë të kotë: sidomos sot. Sot nuk bëjnë dot Asgjë me përjashtim të blerjeve bajate të injorantëve që duan të falsifikojnë historinë e Shqipërisë pa ditur në thelb se çfarë është historia.

E gjitha kjo është një ndërmarrje qesharake e hoxhallarëve injorantë dhe tarallakëve të blerë laikë shqiptarë që i tremb qytetërimi perëndimor.

Shqiptarëve nuk iu bëjnë dot asgjë më: aleanca shqiptaro - amerikane është në fakt epiqendra e zhvillimit aktual perëndimor të Shqipërisë. Kot lodhen, sepse edhe pengimi që po duan t'i bëjnë Reformës në Drejtësi, s'është tjetër veçse kërkesë e Beogradit Moskës dhe Athinës kundër karakterit të thekshëm perëndimor që ka marrë me trend zhvillimi aktual shqiptar.

I gjith korrupsioni sikur të bashkohet, i bashkuar edhe më ligësinë e pushtuesëve të territoreve shqiptarë, nuk e thyejnë dot forcën e aleancës shqiptaro-amerikane për albanizimin e Ballkanit Perëndimor. Të gjitha dokumentet që shihen të dalin sot në favor të albanizimit, janë në vepër shkencore e inkurajuar nga politika amerikane.

Shqipëria territoriale është në proces zhvillimi integral dhe drejt anëtarësimit të saj të pandalshëm në BE.

Modifikuar më Wednesday, 19 July 2017 22:41

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Shqipëria po digjet nga zjarret, cili është shkaku

Analiza & Komente

Shkolla eseistike e Kadaresë, ose gazetaria si paraletërsi

*Nga Aleksandër Çipa Refleksion i pamjaftueshëm rret...

Artan Fuga: Oktapodi kryetar partie dhe burrë shtëpie

Talk town mbi një oktapod Ka talk show, por ka edhe talk town, b...

Ah moj Vojsava, që na prishe mendsh me këtë origjinën tënde!

Mustafa Nano Në reagimet e shumta që janë vënë...

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al