Flet shoferi i autobusit që u përfshi në aksidentin e Arben Ahmetajt: Ju tregoj çfarë ndodhi, mos manipuloni të vertetën

Publikuar tek Aktualitet
Hënë, 17 July 2017 14:46

Ish- ministri i Financave, Arben Ahmetaj, gjatë ditës së djeshme pësoi një aksident automobilistik në Kumanovë të Maqedonisë.

Në aksident u përfshinë një autobus dhe dy vetura, ndërsa numri i personave të lënduar shkonte në rreth 18.

Ish- ministri i Financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj, fillimisht u dërgua me urgjencë në spitalin e Kumanovës.

Fillimisht ishte  zv. ministri i punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu, e konfirmon lajmin përmes një statusi në Facebook, duke i uruar shërim të shpejtë Ahmetajt.

Ai publikoi edhe një foto gjatë vizitës së tij në spitalin e Kumanovës, ku Ahmetaj ka marrë mjekimin.

Por në një rrëfim për “Gazetën Express”, Izahir Ejupi, shoferi i autobusit që u përplas me makinën e ish- ministrit tregon si ndodhi aksidenti, duke hedhur edhe disa hije dyshime për ato që është raportuar mbi ngjarjen.

Përshëndetje zotëri, jeni shoferi i autobusit që u përplas ditën e djeshme me makinën e ish- ministrit të Financave, Arben Ahmetaj. Përse i jeni drejtuar gazetës sonë?

“Ne lidhje me lajmin e aksidentit të ish- ministrit të Shqipërisë dua të denoncoj të vërtetën që mos hidhet “baltë” mbi ngjarjen dhe të dihet e vërteta për opinionin e më gjerë.

 Unë jam shoferi i autobusit që u përfshi në aksident dhe e vërteta është se aksidenti ndodhi nga shpejtësia e madhe e automjetit në të cili ndodhej ish- ministri dhe mos respektimi i sinjalistikës rrugore.

 Dua që mos të manipulohet me ngjarjen, pasi më të dëmtuar jemi në me autobus dhe që s’kemi pasur asnjë faj”.

Ku bazoheni që thoni se shkak u bë shpejtësia e madhe dhe jo lagështira në rrugë siç kanë dëshmuar edhe autoritetet maqedonase?

Kam fakte plot dhe dëshmitar edhe vetë fotot tregojnë realitetin. Unë isha në rrugën time ku ai më para ka tejkaluar një makinë tjetër dhe direkt u përplas me ne.

Cili ishte destancioni juaj, nga jeni nisur?

Ne vinim nga Zvicra, jemi nisur nga St. Gallen deri në Strugë.

 Autobusi ishte plot me udhëtarë dhe në hyrje të Kumanovës ndodhi aksidenti.

Në hyrje e pashë që automjeti xhip, Range Rover vinte me shpejtësi të madhe që kaloi në anën time ku isha duke ecur. Unë e ndalova fare autobusin dhe u mundova maksimalisht te largohesha nga rruga, por fatkeqësisht xhipi nuk mundi të ndalej nga shpejtësia, ai humbi kontrollin dhe më goditi në pjesën para, në të majtë dhe u rrokullis në anën tjetër të rrugës duke u përplasur edhe me një veturë tjetër.

Shkaku nuk ishte koha e vështirë, por shpejtësia dhe mos respektimi i sinjaleve në komunikacion.

Si është gjendja juaj dhe e pasagjerëve të tjerë të autobusit?

Për fat të mirë shpëtuam me lëndime të lehta trupore kurse nga udhëtarët 14 ishin me lendime të lehta veç njëri pak me shume që u kurua në spitalin e Kumanovës

Shkuam fillimisht në spital për kontroll pastaj në polici dhamë deklarata dhe na lanë të lirë.

Po nga ana e makinës së ish- ministrit?

Nga ata shoferin dhe një nga person tjetër i dërguan në spitalin e Shkupit kurse ish- ministrin dhe një tjetër në spitalin e Kumanovës me lëndime të lehta.

Ju jeni i punësuar në këtë kompani udhëtimi?

Jam i punësuar si shofer.

eeee.jpg

Unë jam Izahir Ejupi nga F.Gradec komuna e Vrapçishtit Gostivar dhe banoj në F. Gradec

Autobusi ka targa GV 5438 AB

Dua të theksoj edhe diçka tjetër se zëvendësministri i Puneve të Brendshme të Maqedonisë Nuhiu e vizitoi ish- ministrin në spital ndërsa neve të gjithëve si udhëtarë të lënduar jo.

Çfarë kërkoni nga drejtësia?

Asgjë tjetër veçse të zbardhet e vërteta dhe të mos manipulohet me ngjarjen.

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Vendimi për rritjen e çmimit të ujit dhe dhënien e shkollave me koncension

Analiza & Komente

Ah moj Vojsava, që na prishe mendsh me këtë origjinën tënde!

Mustafa Nano Në reagimet e shumta që janë vënë...

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

'PD pa Topallin e Patozin, parti pa këmbë dhe pa mendje të fortë'

Nga Arben Vata Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament...

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al