Goditet trafiku ndërkombëtar i drogës, policia në kërkim të 2 trafikantëve (DETAJE)

Publikuar tek Aktualitet
Hënë, 17 July 2017 12:14

Policia Kufitare  godet një tjetër tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Operacion i koduar "Bukoviç". Sekuestrohen 4 kilogramë e 124 gramë  lëndë narkotike e dyshuar Heroinë. Gjithashtu sekuestrohen 32 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Shpallen në kërkim dy shtetas që transportonin lëndën narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, Drejtoria Rajonale Për Kufirin dhe Migracionin Shkodër në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve kanë goditur një tjetër rast të tentativës për trafik të lëndëve narkotike.

Nga shërbimet e Policisë Kufitare  të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, që patrullojnë në vijën e gjelbër  është marrë  informacion  në rrugë operative  se në vendin e quajtur “Bukoviç”, Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe, rreth 100-150m larg kufirit të gjelbër, dy shtetas  po transportonin lëndë narkotike në drejtim të Malit të Zi.

Shërbimet e Policisë Kufitare menjëherë janë vënë në ndjekje të tyre si dhe  kanë kërkuar mbështetje me forca të tjera ku është njoftuar edhe Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore  të Policisë Shkodër.

Dy shtetasit që po transportonin lëndën narkotike sapo kanë diktuar se po ndiqeshin nga Policia  kanë braktisur lëndën narkotike dhe duke përfituar nga terreni i vështirë malor dhe me shkurre të dendura, kanë arritur ti shpëtojnë ndjekjes së  Policisë.

Grupi hetimor ka gjetur në vendngjarje  dy thasë ku brenda tyre kishte lëndë narkotike dhe pas peshimit rezultuan me peshë 32 kilogramë  Cannabis Sativa.

Gjithashtu në afërsi të thasëve u gjetën dhe dy qese  plastmasi me  lëndë narkotike, ku pas peshimit rezultuan 4 kilogramë 124 gr të llojit Heroinë.

Lënda narkotike  u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në përfundim të veprimeve të para hetimore , bazuar edhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë shpallur në kërkim dy të rinj nga Shkodra ku për arsye hetimi nuk jepen të dhëna të mëtejshme.

Po vijon puna për  kapjen dhe  vënien e tyre para përgjegjësisë penale.

Materialet iu referuan Prokurorisë Krimeve të Rënda  Tiranë, për veprën penale ”Trafikimi i narkotikëve”mbetur në tentativë dhe në bashkëpunim.

 

d1.jpg

d2.jpg

d3.jpg

 

d4.jpg


Shkoder by newsbomb-al

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Vendimi për rritjen e çmimit të ujit dhe dhënien e shkollave me koncension

Analiza & Komente

Ah moj Vojsava, që na prishe mendsh me këtë origjinën tënde!

Mustafa Nano Në reagimet e shumta që janë vënë...

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

'PD pa Topallin e Patozin, parti pa këmbë dhe pa mendje të fortë'

Nga Arben Vata Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament...

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al