Veliaj: Fillon projekti për korsitë e dedikuara për biçikletat, nxisim automjetet elektrike për transport të pastër

Publikuar tek Aktualitet
Premte, 19 May 2017 14:36

Në Ditën Ndërkombëtare “Pedalo për në punë”, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me shoqatën “Together for life”, organizuan një marshim sensibilizues me biçikleta me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për përdorimin e mjeteve alternative të transportit, si një nga faktorët kontribues në ruajtjen e mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga ambasadorja e Holandës në Shqipëri, Deëi Van De Ëeerd, theksoi se me hapjen e Bulevardit të Ri nuk ka arsye që qytetarët t’i shmangen përdorimit të biçikletave dhe mjeteve të transportit publik, i cili është modernizuar. “Sot linja e Tiranës së Re i është rikthyer itinerarit normal. Kemi shkuar nga 200 në 290 autobusë dhe brenda këtij mandati po bëjmë çmos që të fusim një linjë autobusësh elektrikë me 0 ndotje për qytetin, që do të ishte ndoshta transporti më i pastër që kemi pasur ndonjëherë”, nënvizoi kreu i Bashkisë.Veliaj_ne_aktivitetin_Pedalo_per_ne_pune_3.jpg

Veliaj deklaroi se falë mbështetjes dhe nismave të Bashkisë së Tiranës, numri i atyre që përdorin biçikletat është trefishuar. “Sot jemi në një situatë ku komuniteti i atyre që përdorin biçikletën, është trefishuar. Para dy viteve komuniteti ishte shumë i vogël, trefishi i 1%, është vetëm 3% e popullsisë. Do të thotë se ka ende shumë punë për të bërë. Megjithatë, trendi është inkurajues, por është shumë e rëndësishme që secili prej nesh në rrethet ku ka influencë, në klasën e vet, në shkollë, në lagje të promovojë biçikletën”, tha Veliaj, duke shtuar se ndotja është ulur me 15%.

Kreu i Bashkisë së Tiranës theksoi ka nisur puna për projektin e investimeve për korsitë e dedikuara, të cilat do të rrisin sigurinë e të gjithë atyre që në vend të automjeteve private, preferojnë të pedalojnë. “Bashkia e Tiranës sapo ka filluar projektin e investimeve për korsi të dedikuara, por edhe të mbrojtura, për t’u siguruar që eksperienca e transportit me biçikletë dhe ata që zgjedhin këtë alternativë të kenë garanci për një udhëtim të sigurtë”, u shpreh ai.

Veliaj_ne_aktivitetin_Pedalo_per_ne_pune_2.jpg

Veliaj dha një lajm të mirë edhe për të vegjlit, teksa bëri të ditur se më 10 qershor do të hapet edhe sheshi “Skënderbej” që do të jetë hapësira më e madhe pedonale. “Falë eksperimenteve të ditëve pa makina me fëmijët arritëm në një koncept të sheshit “Skënderbej” që do të jetë hapësira më e madhe pedonale. Nga 10 qershori fëmijët mund të vinë ta mësojnë aty biçikletën”, deklaroi kryebashkiaku.

Tirana do të jetë qyteti i parë në Shqipëri që do të ketë në parkingjet e saj nëntokësorë edhe karikues elektrikë, me synim promovimin dhe nxitjen e përdorimit të automjeteve që janë miqësore me ambientin. “Në dy parkingjet e reja, parkingu në sheshin “Skënderbej” dhe parkingu nën Bulevardin e Ri, do të kemi për herë të parë karikues elektrikë për ata që kanë makina elektrike dhe karikimi do të jetë falas. Sigurisht, këtë e bëjmë për të promovuar ata që konsiderojnë të blejnë makinën e tyre në të ardhmen, që të përdorin një makinë elektrike. Duam të kalojmë direkt te makinat elektrike si një mënyrë për të promovuar një transport të pastër dhe miqësor ndaj mjedisit”, përfundoi Veliaj. 

Veliaj_ne_aktivitetin_Pedalo_per_ne_pune_1.jpg

Modifikuar më Premte, 19 May 2017 14:38

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Deklarata e Metës për armatosjen e popullit një javë para zgjedhjeve

Analiza & Komente

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

'PD pa Topallin e Patozin, parti pa këmbë dhe pa mendje të fortë'

Nga Arben Vata Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament...

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

"Katër sinjale pozitive nga Kosova"

Nga Afrim Krasniqi ...

Na drithërove Arbanë…

Nga Mesila Doda Fotot e tua kalonin parafytyrimin tim dhe çdo...

“Koalicioni PS-PD, si zgjidhje afatgjatë për vendin”

Gazetari dhe analisti Mentor Nazarko, në një shkrim të ...

Ministritë dhe loja me cingla

Nga Dr. Sorina Koti, koordinatore, Partia Demokratike Ministritë...

4 ditët pa gjumë të Armando Dukës dhe mijëra kilometra brenda 2 muajve

Nga Anila Basha Armand Duka u mendua jo shumë gjatë, në...

Nën çadër dhe jashtë saj

Nga Elton Derjaj Në një kohë kur agjenda e vendit &eum...

Dossier

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Gratë nga Kosova në krye të kampeve të ISIS-it (Foto)

Kosova ka qenë një nga vendet më proamerikane të E...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al