Kryetari i KLSH-së takon Ambasadorin e Izraelit: Mirënjohje për marrëdhënien e shkëlqyer

Publikuar tek Aktualitet
Premte, 19 May 2017 13:04

Ditën e sotme Kryetari i KLSH-së Bujar Leskaj takoi SHTZ. Boaz RODKIN, Ambasadori i Izraelit në Shqipëri. Takimi u realizua në ambientet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, me iniciativë të Ambasadorit të Izraelit.

Kryetari i KLSH-së, Leskaj i shprehu Ambasadorit të Izraelit mirënjohjen për mbështetjen që vendi i tij i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë këtyre viteve dhe veçanërisht për marrëdhënien e veçantë dhe lidhjet historike midis dy popujve.

 Kryetari Leskaj theksoi marrëdhëniet shumë të mira midis KLSH-së dhe Zyrës së Kontrollit të Lartë të Shtetit (e cila është njëkohësisht edhe Zyra e Avokatit të Popullit) dhe bashkëpunimet që KLSH ka pasur në grupe të ndryshme pune të EUROSAI-t dhe të INTOSAI-t. Në këtë kuadër Kryetari Leskaj propozoi nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi mes dy institucioneve Supreme të Auditimit të Shqipërisë dhe të Izraelit, me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe të eksperiencave pozitive.

Ambasadori Rodkin falënderoi Leskajn për gatishmërinë e treguar për realizimin e takimit dhe vlerësoi  gjithashtu marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve dhe vecanërisht theksoi se do të mbështesë institucionalizimin e ketij bashkëpunimi mes dy institucioneve shumë të rëndësishme të auditimit të jashtëm publik.

Në fund të takimit, Leskaj evidentoi dhe marrëdhënien e veçantë të hebrenjve me qytetin e Vlorës, një miqësi që shtyhet në shekuj dhe mendohet të jetë 600 vjeçare. Pikërisht për këtë arsye në qytetin e Vlorës ka një rrugë që quhet "Rruga e Hebrejve" sepse një pjesë e madhe e tyre banonin në këtë rrugë, që sot është shpallur monument kulture.

 Ambasadori shoqërohej në këtë takim nga Nensi Shyti, Drejtor i Departamentit Ekonomik dhe Tregtar, si edhe Këshilltar per Çështjet Politike dhe Diplomatike pranë Ambasadës së Izraelit në Tiranë.

Nga KLSH në takim ishin zj.Lindita Lati, Drejtore e Përgjithshme dhe Irena Islami, Drejtore e Drejtorisë së Komunikimit, Botimeve dhe Marrëdhenieve me Jashtë.

Modifikuar më Premte, 19 May 2017 13:08

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

"Lista e zezë" e Edi Ramës me emrat e zyrtarëve, a duhej publikuar

Analiza & Komente

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

'PD pa Topallin e Patozin, parti pa këmbë dhe pa mendje të fortë'

Nga Arben Vata Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament...

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

"Katër sinjale pozitive nga Kosova"

Nga Afrim Krasniqi ...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al