Veliaj prezanton projektin “Fondi i Komuniteteve”, 200 mln në dispozicion, si mund të përfitohet

Publikuar tek Aktualitet
Premte, 19 May 2017 12:43

Nëpërmjet një skeme fondesh të vëna në dispozicion nga Bashkia e Tiranës, banorët e lagjeve të ndryshme mund të organizohen sëbashku nën udhëheqjen e administratorëve për të përfituar bashkë-financim për projekte infrastrukturore për të adresuar një problem të caktuar në komunitetin e tyre.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj prezantoi Programin e “Fondit të Komuniteteve” që synon të nxisë bashkëpunimin efektiv në mesin e qytetarëve për përmirësimin e infrastrukturës së blloqeve të banimit dhe ruajtjen e ambienteve në pronësi të përbashkët. 

“Bashkia do të vërë në këtë vit në dispozicion 200 milionë lek që do të përdoren si një fond. Fillimisht për ta pilotuar tek të gjitha ato pallate me administratorë, ku administratori propozon në emër të banorëve një ndërhyrje, që mund të jetë veshje, lyerje, mund të jetë eficencë energjetike, hapësire lulishte, një ramp nëse ka personale me aftësi të kufizuar ku ndërtuesi e ka bërë pa të, panele diellore, një gamë ndërhyrjesh”, theksoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë deklaroi se për të marrë mbështetje nga fondi i Komuniteteve, sëpari, qytetarët dueht të zgjedhin administratorin e pallatit të tyre. 

“Duhet të kesh administratorë pallati. Kjo është një mënyrë që të inkurajojmë që  sa më shumë banorë të bëhen bashkëvendimmarrës të fatit të lagjes së tyre. Pra fillimisht duhet të kenë administratorë pallati. Kemi ecur mirë me 1147  pallate në këto 6 muaj që kemi nisur. Tashmë është formuar kryesia e asamblesë së banorëve, në shumicën e tyre kryesia e asamblesë së banorëve ka filluar tashmë procesin e zgjedhjes së administratorëve. Disa kanë zgjedhur administratorë, disa kompani. Për të gjithë ata që kanë zgjedhur tashmë administratorët, ata mund të vijnë para Bashkisë që të prezantojnë një projekt, ku gjysmën do e vërë bashkia dhe gjysmën pallati”, sqaroi ai.

Kryebashkiaku deklaroi se përmes kësaj skeme synohet jo vetëm përmirësimi i infrastrukturës, por edhe ruajtja e tyre nga qytetarët. 

“Siç bëhet në të gjithë vendet e botës që për diçka që përfitoj unë, edhe unë jam gati të kontribuoj. Aty ku njerëzit kontribuojnë, aty sigurohet edhe të ruhet investimi i kryer”, tha kreu i bashkisë.

Nëpërmjet këtij programi synohen të arrihen një sërë objektivash të cilat nuk kanë të bëjnë vetëm me përmirësimin e ambienteve të përbashkëta por gjithashtu synojnë ndryshimin e mentalitetit të bashkëpunimit mes qytetarëve dhe institucioneve publike. Ky program përbën një mundësi mjaft të mirë për ta kthyer qytetarin në pjesë thelbësorë të procesit vendimmarrës kundrejt nevojave personale dhe atyre të komunitetit. Gjithashtu programi kontribuon në ndërgjegjësimin e tij duke i dhënë më shumë përgjegjësi në menaxhimin e fondeve dhe në mirëmbajtjen e ambienteve të përbashkëta.

Modifikuar më Premte, 19 May 2017 12:51

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Shqipëria po digjet nga zjarret, cili është shkaku

Analiza & Komente

Shkolla eseistike e Kadaresë, ose gazetaria si paraletërsi

*Nga Aleksandër Çipa Refleksion i pamjaftueshëm rret...

Artan Fuga: Oktapodi kryetar partie dhe burrë shtëpie

Talk town mbi një oktapod Ka talk show, por ka edhe talk town, b...

Ah moj Vojsava, që na prishe mendsh me këtë origjinën tënde!

Mustafa Nano Në reagimet e shumta që janë vënë...

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al