Operacioni “Stuhia”, sekuestrohen dy gomone të parregjistruara në Vlorë

Publikuar tek Aktualitet
Hënë, 15 May 2017 19:16

Forcat e policisë së Vlorës kanë përmbyllur operacionin e koduar “Stuhua” me sekuestrimin e dy gomoneve pa dokumentacionin përkatës. Nga hetimet ka rezultuar se dy gomonet do përdoreshin për trafikim të lëndëve narkotike.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni i koduar "STUHIA" midis Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Drejtorisë Vendore të Kufirit & Migracionit Vlorë dhe Delta Forcë.

Bllokohen dhe sekuestrohen 2 mjete lundruese.

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Delta Force, në vijim të kontrolleve të ushtruara nga toka dhe uji kundër trafikimit të lëndëve narkotike, gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar një tjetër operacion për këtë qëllim.

Si rezultat i këtij operacioni, është bërë i mundur konstatimi dhe bllokimi i dy mjeteve lundruese:

1--  Më datë 15.05.2017, rreth orës 11:00, në lagjen "11 Janari" brenda në një ish-magazinë pranë zonës së quajtur "Pusi i Mezinit", është konstatuar një mjet lundrues tip "Gomone" me gjatësi 7.8 m dhe gjërësi 2.9 m, me 2 motora të markës "Merkuri" dhe "Suzuki".

Materialet u referuan në Prokurorinë e Shkallës së Parë Vlorë ndaj shtetasit K.Xh., për veprat penale "Mosdeklarimi i zotërimit dhe mbajtjes" dhe "Mungesa e matrikullimit ose regjistrimit", parashikuar në nenet 23 dhe 24, pika 1 e ligjit 8663, viti 2000 për mjetet lundruese.

2--  Më datë 15.05.2017, rreth orës 13:00, në zonën e Dhërmiut, rreth 2.5 milje larg bregut të detit, është konstatuar një mjet lundrues tip "Skaf plastik", me gjatësi 6 m dhe gjërësi 2.1 m, me 1 motor të markës "Yamaha", i cili u gjet i ndezur por pa persona në bord.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale "Mungesa e matrikullimit ose regjistrimit", neni 24, pika 1 e ligjit 8663, viti 2000 për mjetet lundruese.

Nga hetimet e përbashkëta, dyshohet se dy mjetet lundruese mund të përdoreshin për trafikimin e lëndëve narkotike me destinacion drejt shtetit Italian.

Vijojnë kontrollet e territorit tokësor dhe ujor me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve përgjegjës në lidhje me këtë veprimtari kriminale.

Modifikuar më Hënë, 15 May 2017 19:17

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Marrëveshja PS-PD, a humbet LSI?

Analiza & Komente

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

"Katër sinjale pozitive nga Kosova"

Nga Afrim Krasniqi ...

Na drithërove Arbanë…

Nga Mesila Doda Fotot e tua kalonin parafytyrimin tim dhe çdo...

“Koalicioni PS-PD, si zgjidhje afatgjatë për vendin”

Gazetari dhe analisti Mentor Nazarko, në një shkrim të ...

Ministritë dhe loja me cingla

Nga Dr. Sorina Koti, koordinatore, Partia Demokratike Ministritë...

4 ditët pa gjumë të Armando Dukës dhe mijëra kilometra brenda 2 muajve

Nga Anila Basha Armand Duka u mendua jo shumë gjatë, në...

Nën çadër dhe jashtë saj

Nga Elton Derjaj Në një kohë kur agjenda e vendit &eum...

Na duhen profesionistë zotërinj, jo vetëm nizamë për në front

Nga Shpëtim Nazarko Kisha dhënë diku një intervis...

Diana nuk është vetëm

Nga Luljeta Progni ...

Pse talentet e sportit përfundojnë në grevë urie?!

Nga Orest ÇIPA   Papritur, njësoj sikur “shkr...

Dossier

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Gratë nga Kosova në krye të kampeve të ISIS-it (Foto)

Kosova ka qenë një nga vendet më proamerikane të E...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al