SKANDAL, kush janë deputetët e rinj të Kuvendit: Nga me 7 klasë shkollë në shoferë maunesh, parukiere, teknikë... (LISTA) Featured

Publikuar tek Aktualitet
Wednesday, 10 May 2017 15:18

Instituti i Studimeve Politike denoncon përmes fakteve një skandal të vërtetë të atyre që mund të jenë deputetët e ardhshëm të Kuvendit (3 prej tyre e kanë të sigurtë si rrjedhojë e renditjes në listë). Vihet re se mes tyre ka edhe me shtatë klasë shkollë, e jo vetëm pa përvojë politike por vijnë edhe nga profesione si shoferë maunesh, parukierë e teknikë.

Po prezantohen deputetët e rinj. Me ceremoni madhështore, me këngë dhe spektakël. Na thuhet se janë më të mirët, gjysma rilindas dhe gjysma tjetër atdhetarë e reformatorë. Në fakt, të dhënat e kandidatëve na tregojnë diçka tjetër: shikojini këto të dhëna,- janë vetëm disa prej mbi 2000 kandidatëve që janë regjistruar në zgjedhje. Janë rreth 10 raste nga disa parti (PDIU, ADK, PSD, PK, Sfida, LSI e PS), por të paktën në tri raste kemi të bëjmë me vende të sigurta në listën e kandidimit dhe të zgjedhjes deputet (PS& PDIU).

Lexoni deklarimet e tyre: - njëri tregon se ka punuar gjysmën e jetës shofer, tjetri se është sponsor historik i partisë (në asnjë nga deklarimet vjetore të PS në KQZ nuk figuron emri i tij si sponsor..!), tjetri është biznesmen, me shkollë të mesme, thotë se ka pasur poste në firmën e tij private dhe kërkon mandat të dytë parlamentar.

Shikojini më tej edhe ca modele të tjera me CV, të evidentuara nga stafi i Institutit të Studimeve Politike, në përpjekjet për monitorimin e prurjeve të reja parlamentare. Në to gjenden “thesare”: - një radist, dy shoferë të tjerë, me dallimin se njëri është shofer mauneje ndërkombëtare, një punonjës i pastrimit, një punonjës në sallon bukurie, një teknik pulti, dy pa profesion dhe pa përvojë pune në jetë, dhe së fundi, edhe një kandidat me arsim 7 vjecar bazë!! Shumica e tyre thonë se nuk kanë përvojë politike, por të gjithë janë regjistruar për të shkuar jo në tregun elektrik në Tiranë, por në nivelin më të lartë të politikës, në parlament, - aty ku bëhet politikë, ku miratohen ligje, zgjidhet Presidenti dhe mund të ndryshohet Kushtetuta! Dhe nuk janë të vetëm: në listat e partive numri i tyre shkon më shumë se 30% e listës së kandidimit, madje shumë prej tyre i gjen edhe në krye të listës në qarqe.

Ju kujtohet koha kur në parlament çdo rreth duhet të kishte një komisar politik, një mjelëse të dalluar, një teknik, një minator, një sportist, një artist, dhe ndonjë rapsod? Me idenë, - se parlamenti përfaqëson gjithë popullin! Sot jemi në demokraci por mentaliteti mbetet i njëjtë. Partitë kanë shpikur rregulla e udhëzime për të shmangur nga kandidimi figurat më elitare politike, për të mos lejuar të hyjnë në politikë njerëzit e dijes dhe ata që politikën e kanë jo vetëm pasion por edhe profesion, dhe na kanë ofruar e po na ofrojnë deputetë – numra, pa gojë, pa CV, pa të shkuar dhe pa të ardhme, por ama të fortë nga muskujt, paratë dhe lidhjet me shefat e partive.

Tani këto gjëra kanë pak rëndësi sepse fushata de juro ka nisur. Ata janë emëruar, janë shpërblyer dhe me siguri, janë duke përgatitur kartvizitat, posterat e fletëpalosjet me premtime për na u dhuruar neve. Dikush duhet ti refuzojë, dikush duhet të mos lejojë të tallen kaq keq me ne dhe demokracinë, dikush duhet tu thotë atyre se politika nuk është as shah, as poker, as ultimatum, as pazare pushteti, por është ide, mision, alternativë, sens mase e sens përgjegjësie, akt shërbimi dhe kurajo e vizion për të ndryshuar për mirë jetët tona bashkë me jetën e shoqërisë.

Shumëkush mund të heshtë sepse kur cmendet gjithë fshati i cmendur duket vetëm ai që nuk është cmendur, por ju o turma qytetarësh që shkoni nëpër mbledhje partie, brohorisni e ulurini, që na shisni skandale të tilla si vlera, - nëse nuk keni standarde për veten dhe pranoni gjithcka u ofrohet, të paktën skuquni nga turpi dhe tregoni respekt për fëmijët tuaj: mos lejoni ta leni të ardhmen e tyre në dorën e këtyre kategorive aksidentale politike. Politika tek ne është e harbute, e ashpër, e pandershme, denigruese, korruptive, por gjithnjë gjithnjë ka një minimum standardesh etike që duhen njohur, menduar, respektuar e pasuruar.

sht.png

hy1.png

hy2.png

hy4.png

hy5.png

hy6.png

hy8.png

hy10.png

hy11.png

hy12.png

hy14.png

Modifikuar më Wednesday, 10 May 2017 15:36

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

"Lista e zezë" e Edi Ramës me emrat e zyrtarëve, a duhej publikuar

Analiza & Komente

Ah moj Vojsava, që na prishe mendsh me këtë origjinën tënde!

Mustafa Nano Në reagimet e shumta që janë vënë...

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

'PD pa Topallin e Patozin, parti pa këmbë dhe pa mendje të fortë'

Nga Arben Vata Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament...

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al