Gruaja shqiptare që u dhunua barbarisht për 18 vite, e përlotur shpreh dëshirën e vetme që ka sot

Publikuar tek Aktualitet
Diel, 23 April 2017 16:27

Historia e dhimbshme e një gruaja nga Shkodra që është rrahur barbarisht për 18 vite nga i shoqi  po rrëfehet ditën e sotme tek “E Diela Shqiptare” .

Ajo është martuar me shkesi, kur ishte 18 vjeç, edhe pse ajo e dinte që atëherë që bashkëshortit të saj, Pal, i kishte dal nami si pijanec, rrugaç e bixhozxhi. “Për 18 vite nuk kam kaluar asnjëherë mirë, vetëm me dhunë, stres, vuajtje, skamje… Kam kaluar një jetë si në burg. Kur i kujtoj ato ditë, as vetë s’e di si kam arritur deri këtu. Pas vitit të parë të martesës nisi gjithçka.” Ajo tregon se nuk është ndarë prej  tij  për faktin se mendonte që do ndryshonte, por edhe për faktin se nuk kishte kush ta mbronte.

Vera  rrëfen se e ka denoncuar shumë herë ish-bashkëshortin, por asnjëherë nuk është rrespektuar e drejta e saj sepse ai i kishte miq. Më datë 21 Janar 2013, Vera  u detyrua të hidhej nga kati i dytë i banesës së saj për t’i shpëtuar ish-bashkëshortit. Ajo tregon se lajmëroi policinë, e cila e mori Palin dhe më pas edhe atë për të dëshmuar.

“Më thanë që nuk kam shenja, ndërkohë që unë e kisha trupin copë-copë. Ai tha që “është rrëzuar dhe ka thyer brinjën”, por jo! Ishte goditja e tij! Çdo gjë ma ka bërë në sy të fëmijëve, të cilët ishin të vegjël e më thonin të duroja.” Vera  thotë se 18 vite burg i bëri duke jetuar me ish-bashkëshortin dhe 2 vite burg të vërtetë sepse pati një denoncim anomin kundrejt saj, duke e akuzuar se shfrytëzonte dikë për prostitucion.

Ajo pretendon se gjithçka ishte një kurth për t’i marrë fëmijët. Prej 4 vitesh Vera  është divorcuar dhe është shpërngulur në Tiranë për të jetuar e për të punuar. Fëmijët nuk qëndruan me të sepse bashkëshorti u bëri presion përpara se të nisë gjyqi.

Historia e fëmijëve të saj ka nisur e trishtë dhe kështu ka vijuar për njëkohë të gjatë. Ajo rrëfen se fëmijët  e saj prej 4 vitesh nuk shkojnë në shkollë sepse nuk kanë kushte. Djali i madh ka mbaruar klasën e nëntë në burgun e Kavajës sepse ishte burgosur për plagosje pa qëllim, një muaj pas arrestimit të saj, ndërsa djali i vogël ka kryer vetëm 5 vite shkollim.

Vera ka ftuar djemtë e saj, Alfredin dhe Arlandin, në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea, për t’u kërkuar që të largohen nga alkooli, duhani, droga dhe armët, e të fillojnë një jetë të re me kë të dëshirojnë ata.


Dialogu mes tyre :

Vera  – Shpirti i mamit, ju dua shumë! Ju lutem, ju ka mami zemër, lërini këto gjëra të këqija. Fredi të bëj thirrje të lësh punën që ke nisur, kthehu mbrapa. Ju çon mami në shkollë, ku të doni ju në botë, vetëm rrini larg këtyre gjërave! Nuk ju them të mos doni babin, xhaxhallarët, gjyshërit, t’i doni, por larg shoqërisë së keqe. Kur të doni e keni derën hapur tek unë. Jemi në rregull?

Alfredi  thotë se nuk e di çfarë do të bëjë, a do të vijë në Tiranë të jetojë me të ëmën, apo do të qëndrojë në Shkodër me të atin.

Vera  – Jam e gatshme të përballoj çdo gjë për ju dhe nuk e kthej kokën pas sado të jetë jeta. Landi, kthehu dhe ti si Fredi, mos jeto më me frikë.

Edhe pse Arlandi thotë se është i lumtur aty ku është, Vera  thotë se nuk është e vërtetë, pasi aty nuk qëndrohet dot as 5 minuta dhe se ajo shtëpi është si burg.

Arditi  – Keni ndonjë gjë për t’i thënë mamit?

Arlandi premton se do të lerë duhanin, ndërsa Alfredi  se do të heqë dorë nga puna që është dhe se do të pranojë çdo ofertë që do të vijë në redaksinë e “E diela shqiptare” për punë.

Vera  përqafohet me Alfredin dhe Arlandon, por në sytë e saj vërehet pikëllimi i një nëne që sërish nuk do t’i ketë fëmijët  e saj pranë.

Modifikuar më Diel, 23 April 2017 16:43

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Lista e PD-së, mendoni se është fituese në zgjedhjet e 25 qershorit

Analiza & Komente

'PD pa Topallin e Patozin, parti pa këmbë dhe pa mendje të fortë'

Nga Arben Vata Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament...

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

"Katër sinjale pozitive nga Kosova"

Nga Afrim Krasniqi ...

Na drithërove Arbanë…

Nga Mesila Doda Fotot e tua kalonin parafytyrimin tim dhe çdo...

“Koalicioni PS-PD, si zgjidhje afatgjatë për vendin”

Gazetari dhe analisti Mentor Nazarko, në një shkrim të ...

Ministritë dhe loja me cingla

Nga Dr. Sorina Koti, koordinatore, Partia Demokratike Ministritë...

4 ditët pa gjumë të Armando Dukës dhe mijëra kilometra brenda 2 muajve

Nga Anila Basha Armand Duka u mendua jo shumë gjatë, në...

Nën çadër dhe jashtë saj

Nga Elton Derjaj Në një kohë kur agjenda e vendit &eum...

Na duhen profesionistë zotërinj, jo vetëm nizamë për në front

Nga Shpëtim Nazarko Kisha dhënë diku një intervis...

Diana nuk është vetëm

Nga Luljeta Progni ...

Dossier

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Gratë nga Kosova në krye të kampeve të ISIS-it (Foto)

Kosova ka qenë një nga vendet më proamerikane të E...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al