U tall me priftërinjtë, qeveria i kërkon KMSH-së shkarkimin e hoxhë Ahmed Kalasë

Publikuar tek Aktualitet
Tuesday, 28 Mars 2017 17:37

Videoja e publikuar në rrjetet sociale ku futbollistët e Kombëtares Shqiptare, Armando Sadiku dhe Andi Lila, shfaqeshin në dhomën e një hoteli duke u tallur me përfaqësuesit e klerit ortodoks është bërë objekt debatesh dhe diskutimesh të shumta.

Por nëse dy futbollistët ia hodhën “paq”, pasoja pritet të ketë për autorin e kësaj video, imamin Ahmed Kalaja.

Burime nga Komuniteti Mysliman Shqiptar pohuan për BalkanWeb se ditën e djeshme Komiteti Shtetëror për Kultet iu ka kërkuar zyrtarisht me anë të një letre, shkarkimin e Ahmed Kalasë nga detyra e imamit të xhamisë tek “Rruga e Kavajës” në kryeqytet.

Të njëjtat burime pohojnë për BalkanWeb se kërkesa e Komitetit të Kulteve mbështetet mbi argumentin se me anë të kësaj videoje, imam Ahmed Kalaj ka cenuar dhe prishur me dashje harmoninë ndërfetare në vend.

Burimet nga KMSH thanë për  BalkanWeb se shumë shpejt do të thirret dhe një mbledhje ku do të merret edhe vendimi për imamin, Ahmed Kalaja, pa saktësuar nëse ai do të shkarkohet apo jo nga kjo detyrë e lartë fetare.

Kujtojmë se pas publikimit të videos dhe debatit që ajo shkaktoi në opinionin publik, imami Ahmed Kalaja me anë të një postimi në “Facebook” kërkoi ndjesë për gjithçka ka ndodhur. Ai theksoi se nuk do t’i lejonte kurrë vetes që mendimet dhe bindjet e tij për klerikët apo pjesëtarë të komuniteteve te tjera fetare, të ishin në kundërshtim me mësimet e Islamit.

Por duket se as ndjesa publike nuk iu ka mjaftuar autoriteteve shtetërore që të kërkojnë nga Komuniteti Mysliman penalizimin e tij.

Në prag të ndeshjes me Italinë, dy lojtarë të Kombëtares, Andi Lila dhe Armando Sadiku u përfshirë në një videoskandal, bashkë me hoxhën Ahmed Kalaja, ku tallen me besimin fetar të krishterë. Biseda u zhvillua në një dhomë hoteli, kur imami Ahmed Kalaja kishte shkuar për t’i vizituar.

Modifikuar më Tuesday, 28 Mars 2017 17:40

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Shqipëria po digjet nga zjarret, cili është shkaku

Analiza & Komente

Shkolla eseistike e Kadaresë, ose gazetaria si paraletërsi

*Nga Aleksandër Çipa Refleksion i pamjaftueshëm rret...

Artan Fuga: Oktapodi kryetar partie dhe burrë shtëpie

Talk town mbi një oktapod Ka talk show, por ka edhe talk town, b...

Ah moj Vojsava, që na prishe mendsh me këtë origjinën tënde!

Mustafa Nano Në reagimet e shumta që janë vënë...

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al