Denoncimi: Zbulohet skema e ndërhyrjes në shortin e Gjykatës Admistrative në Tiranë

Publikuar tek Aktualitet
Hënë, 20 Mars 2017 20:03

Një tjetër skandal është zbuluar nga emisioni investigativ “Boom” në lidhje me shkeljen e procedurës së shortit për caktimin e gjyqtarëve në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë.

Edhe pse një çështje e regjistruar për gjykim duhet të ketë vetëm një gjyqtar, shorti në këtë gjykatë zgjedh për të njëjtën dosje disa gjyqtarë njëkohësisht. Pas kësaj ai që përzgjedh një nga disa gjyqtarët e përcaktuar me short ,është kryetari i gjykatës, Eriol Roshi, i cili shkel në këtë mënyrë, jo vetëm procedurën ligjore, por dhe cënon hapur autonominë e gjyqësorit. 

Pavarësia në procesin e zgjedhjes së gjyqtarëve në shortet e zhvilluara në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, vihet serozisht në pikëpyetje. Gazetarët e “BOOM” kanë zbuluar se nje çështje regjistrohet disa herë brenda të njëjtës dite dhe pas hedhjes së shortit ndodh që  e njëjta çështje i bie për gjykim disa gjyqtarëve. Në këtë moment ndërhyn Kryetari i Gjykatës që përcakton vetëm njërin prej tyre.

Raste të tilla në shortet e zhvilluara në gjashtë muajt e fundit pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, ka shumë. Një prej tyre është ai i marrë nga shorti i datës 2.2.2017 ku çështja e palëve, Dega e Doganës Lezhë dhe një Shoqërie Përmbarimore  është regjistruar jo një, por tetë herë. Për pasojë nuk kemi një, por tetë gjyqtarë të përcaktuar për të ndjekur këtë gjykim. Dhe kryetari i Gjykatës Administrative ndërhyn dhe zgjedh njërin prej tyre.

Rasti i dytë vjen nga shorti i datës 16 janar  2017, ku për çështjen e regjistruar në 4 janar 2017 me palë të paditur Agjencinë Kombëtare të Burimeve natyrore janë zgjedhur 3 gjyqtarë.

Ky është rasti i tretë, në shortin e datës 30 janar 2017 e njëjta çështje është regjistruar përsëri 3 herë dhe për pasojë edhe këtë herë janë zgjedhur tre gjyqtarë nga të cilët vetëm një do të marrë në dorë gjykimin.

Ora News mësoi se në këto raste vetë gjyqtarët i drejtojnë një kërkesë Kryetarit të Gjykatës Eriol Roshi, i cili zgjedh më pas njërin prej tyre për të ndjekur çështjen.  Problem i sistemit apo skemë e ngritur për të ndikuar që në nisje të një gjykimi në vendimin përfundimtar të tij? Kjo eshte nje pyetje qe lind rëndom në një rast të tillë, i cili nuk është i vetmi por përsëritet rregullisht në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë.

Pak ditë më parë emisioni “BOOM” publikoi një tjetër shkelje të rëndë të kreut të kësaj gjykate Eriol Roshi , i cili në kundërshtim me vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë shmangte ngarkesen e tij në gjykim. Vendimi parashikonte pjesëmarrje 50 % në ndarjen e çështjeve me short por për kryetarin Eriol Roshi nuk ndodh kështu.

Modifikuar më Hënë, 20 Mars 2017 20:22

Ora

ukt 300x250

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Debati për Arsmin e Lartë, kush ka të drejtë:

Analiza & Komente

Nën çadër dhe jashtë saj

Nga Elton Derjaj Në një kohë kur agjenda e vendit &eum...

Na duhen profesionistë zotërinj, jo vetëm nizamë për në front

Nga Shpëtim Nazarko Kisha dhënë diku një intervis...

Diana nuk është vetëm

Nga Luljeta Progni ...

Pse talentet e sportit përfundojnë në grevë urie?!

Nga Orest ÇIPA   Papritur, njësoj sikur “shkr...

Vetingun apo zgjedhjet?

Nga Artan Fuga ...

"Veliera shkel të ardhmen, lashtësinë dhe ligjet"

Nga Gjergj Bojaxhi (Anëtar i Forumit të Trashëgimis&eum...

Përballë Sali Berishës!

Nga Arbana Xharra- Kryeredaktore e gazetës “Zëri&rdquo...

Luli u zgjua…Le të fillojë opozitarizmi

Nga Anila Basha - Drejtore e Newsbomb.al ...

Shpërthen politologu Afrim Krasniqi: Krim shtetëror në Durrës, reagoni sa s’është vonë

Nga Afrim Krasniqi E ka ditur Kryetari i Bashkisë, e ka ditur K...

Në zemër të Myzeqesë (Foto)

Nga Besim Dybeli Reportazh përshkrues nga qyteti i Fierit N&eum...

Dossier

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Gratë nga Kosova në krye të kampeve të ISIS-it (Foto)

Kosova ka qenë një nga vendet më proamerikane të E...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al