Vdes pronari i firmës, banorët e përfundojnë vetë pallatin (Investigimi)

Publikuar tek Aktualitet
Hënë, 20 Mars 2017 19:47

Emisioni investigative “BOOM” në RTV Ora News ka trajtuar një problem shqetësues të banorëve të pllateve “Hawai” në Durrës. Ky bllok pallatesh është ndërtuar në vitin 2000 nga firma “Hawai”, por pronari i firmës ndërroi jetë. Pas këtij momenti firma shpalli falimentin dhe pas banorët filluan të përfundonin punimet në shpezimet e tyre.

Banorët e këtyre pallateve mbledhin lekë për të shtruar trotuaret, për të lidhur ujin dhe energjinë. Pavarësisht këtyre, punimet në këtë bllok pllatesh nuk kanë të mbaruar.

Për mikrofonin e BOOM banorët shprehin shqetësimin se shteti nuk i ka ndihmuar.

Nëndrejtori i Shoqatës së Ndërtuesve shpjegoi për BOOM se banorët duhet të kenë kujdes dhe nuk duhet të nisen nga çmimi i ulët. Ai tha se 10% e kestit duhet të paguhet kur merret çertifikata e pronësisë.

Investigimi i BOOM:

Banorja:  Ky pallat ka leje ndërtimi dhe leje shfrytëzimi. Ka vdekur arabi na ka lënë përgjysmë, të gjitha lekët i kemi paguar që në fillim. Kemi futur ujin vetë, instalimet i kemi bërë vetë. Ashensor, jo, oborri jo, hipotekat jo, fasada jo, uji jo, drita jo.

Banorja: Atje lart është uji i ndotur, shkurre..Shkarkime nuk ka, ku do shkojë ai ujë. Nuk dimë ku të ankohemi më.

Banorja: Përgjegjësia për këtë është e shtetit, mirë që vdiq pronari, por shteti duhet ta merrte në dorë. Edhe bashkia do të mbajë përgjegjësinë.

Gazetarja: Çfarë po bëni sot?

Banori: Ne sot kemi mbledhur lekë këtu, shumica e të cilëve nuk kanë të hanë bukë dhe kemi blerë tullat zhavorin dhe do ta shtrojmë me forcat tona.

Banori: Këtu do të montohet ashensori, po këtu janë montuar edhe kabinat dhe sahatët. Këtu kemi gjetur edhe fëmijë.

Gazetarja: Keni folur me OSHEE?

Banori: Ne e ngreme probloemin dhe është e njëjta gjë

Banori: Këtu janë puset e ujit që i kam vënë për të marrë ujë.

Gazetarja: Nuk keni linja ujësjellësi ju?

Banori: Linja është aty, por herë vjen dhe herë nuk vjen.

Banorja: Kjo është hyrja e ashensorit, si në kët të parë edhe këtu. I kanë vënë ca dërrasa për siguri të fëmijëve se në verë këtu vijnë pushuesit.

Banori: Këtu ndodhemi në tarracën e pallatit, 15 vjet po bën kjo kështu, një ditë do të bjerë. Mungon sistemi i kullimit dhe katet e para janë të pabanuara

Arben Dervishaj, nëndrejtori i Shoqatës së Ndërtuesve: Meqë firma ka shpallur falimentin dhe në këtë rast ngelet në dorë të banorëve të bëjnë të gjitha punimet sepse nuk ka kush tja marrë përsipër. Banorët duhet të kishin qënë të kujdesshëm që në momentin kur lidhin kontratën me kompnaitë. Njerëzit përpara se të shkojnë dhe të firmosin një kontratë duhet të kishin parë firmën, seriozitetin çfarë ndërtimesh ka bërë më parë dhe çfarë garanci dhe duhet të marrin specialistin për të hartuar kontratën.

Gazetarja: Cili është mesazhi juaj për një blerës?

Arben Dervishaj, nëndrejtori i Shoqatës së Ndërtuesve: Mos rendin pas çmimit të ulët dhe të harrojnë cilësinë. Nuk duhet të harrojnë cv e kompanisë e cila po bën ndërtimin. Duhet të marrin specialistin, avokatin, inxhinerin i cili duhet ti rekomandojë për kontratën. Pra të hartojë një kontratë e cila duhet të jetë kontratë e mbrojtur që klienti të mbrohet. Një nga mbrojtjet mund të ishte që një pjesë e kesteve të derdhej në fund kur merrej hipoteka. Shumë firma ndërtimi 10% e merr në momentin kur i japing çertifikatën e pronësisë.

Modifikuar më Hënë, 20 Mars 2017 19:49

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

"Lista e zezë" e Edi Ramës me emrat e zyrtarëve, a duhej publikuar

Analiza & Komente

Ah moj Vojsava, që na prishe mendsh me këtë origjinën tënde!

Mustafa Nano Në reagimet e shumta që janë vënë...

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

'PD pa Topallin e Patozin, parti pa këmbë dhe pa mendje të fortë'

Nga Arben Vata Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament...

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al