Shqiptarët braktisin anglishten? E dhëna e re që tregon se cilën gjuhë të huaj po mësojnë

Publikuar tek Aktualitet
Premte, 10 Mars 2017 21:16

Në dy dekadat e fundit shqiptarët janë orientuar drejt mësimit të gjuhës angleze për shkak të globalizmit, studimeve apo shkëmbimeve tregtare.

Por, realiteti i ri në Europë dhe fuqizimi i jashtëzakonshëm i Gjermanisë po ndikon që anglishtja të zëvendësohet në Shqipëri nga gjermanishtja. Këto janë të dhënat që publikon faqja “Duolingo”, e cila ka 120 milionë përdorues nga të gjitha vendet e botës, përfshirë vendin tonë, raporton Newsbomb.al.

Shqipëria nuk është shteti i vetëm ku përdoruesit e kësaj faqeje po mësojnë më së shumti gjermanisht, pasi një trend i tillë ekziston në të gjithë Ballkanin, përveç Greqisë. Bullgaria, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, Kroacia dhe Sllovenia janë të gjitha vende ku gjermanishtja po mbizotëron si gjuhë e huaj e parë.

Kjo vëmendje e re e ballkanasve për gjermanishten lidhet kryesisht me emigrimin drejt Gjermanisë, i cili vitet e fundit po rritet me shpejtësi. Emigrimi drejt Zvicrës dhe Austrisë, dy vende të tjera gjermanisht-folëse, është gjithashtu një tjetër arsyeje e fortë, pa përjashtuar lidhjet historike dhe kulturore.

Anglishtja rikthehet te shqiptarët si gjuha e dytë e huaj të cilën po mësojnë, por kjo nuk ndodh me vendet e tjera në Ballkan, raporton Newsbomb.al. Malazezët dhe kroatët pas gjermanishtes i kushtojnë më shumë vëmendje italishtes, ndërsa në Greqi, Bullgari, Maqedoni, Serbi, Bosnje dhe Slloveni dominon spanishtja.

Gjithsesi, në rang ndërkombëtar është anglishtja ajo që preferohet më shumë si gjuhë e huaj e parë, e ndjekur nga frengjishtja dhe spanjishtja. 

Screenshot_6.jpg

*Gjuha e huaj e parë

Screenshot_7.jpg

*Gjuha e huaj e dytë

Modifikuar më Premte, 10 Mars 2017 21:22

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Marrëveshja PS-PD, a humbet LSI?

Analiza & Komente

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

"Katër sinjale pozitive nga Kosova"

Nga Afrim Krasniqi ...

Na drithërove Arbanë…

Nga Mesila Doda Fotot e tua kalonin parafytyrimin tim dhe çdo...

“Koalicioni PS-PD, si zgjidhje afatgjatë për vendin”

Gazetari dhe analisti Mentor Nazarko, në një shkrim të ...

Ministritë dhe loja me cingla

Nga Dr. Sorina Koti, koordinatore, Partia Demokratike Ministritë...

4 ditët pa gjumë të Armando Dukës dhe mijëra kilometra brenda 2 muajve

Nga Anila Basha Armand Duka u mendua jo shumë gjatë, në...

Nën çadër dhe jashtë saj

Nga Elton Derjaj Në një kohë kur agjenda e vendit &eum...

Na duhen profesionistë zotërinj, jo vetëm nizamë për në front

Nga Shpëtim Nazarko Kisha dhënë diku një intervis...

Diana nuk është vetëm

Nga Luljeta Progni ...

Pse talentet e sportit përfundojnë në grevë urie?!

Nga Orest ÇIPA   Papritur, njësoj sikur “shkr...

Dossier

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Gratë nga Kosova në krye të kampeve të ISIS-it (Foto)

Kosova ka qenë një nga vendet më proamerikane të E...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al