Betoni i Gjushit dhe gurët e kandarit

Publikuar tek Analiza & Komente
Wednesday, 22 February 2017 09:34

Nga Enkel Demi

Avokatja Mirela Jorgo thotë që Gjykata Administrative ka ndryshuar vendimin për sheshin “Veliera” në Durrës, pasi shpalli më parë pezullimin e punimeve. Kur palët janë larguar vendimi ka ndërruar katërcipërisht në interes të betonimit të mbetjeve arkeologjike. Ndërsa aktivistët civilë festonin duke bërë foto tek rrënojat e lashta, dikush i ka folur në vesh gjykatës dhe vendimi ka ndërruar ngjyrë, nga i zi është bërë i bardhë për Bashkinë. Menjëherë njerëzit e kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, të cilin të gjithë e njohin si Gjushi, kanë nisur betonimin e rrënojave me një zell që do e kishin ëndërruar edhe talebanët, kur rrënonin në Afganistan tempujt budistë apo ushtarët e ISIS, kur shkatërronin qytetin e lashtë të Nimrudit.

Krahasimi në këtë rast nuk çalon asnjë fije, megjithëse pushtetarët tanë, në këtë rast Gjushi, nuk janë terroristë që hedhin në erë kamikazët, por janë terroristë që i vendosin dërmën historisë, lashtësisë, origjinës së përbashkët, mitit pellazgjiko-ilirik. Natyrisht, një pushtetari të krimbur në para, të gjithë “gojët e liga” si puna ime që po i bien ndesh kësaj pune, duhet t’i dukemi “trapa” në rastin më të mirë dhe “legena” në rastin më të keq. Kaq të sigurtë e ndjen veten ky soj pushtetari sa të merr në telefon dhe të thotë se nuk kemi më respekt për ty. I flet vetes në shumës, thua se është papë, ndërsa ty të bie pika që nuk paska respekt njëri që luan fijet e një qyteti të dashur.

Kur arroganca e pushtetit shkon në këtë farë pike, dihet që degradimi është tejet i shpejtë; ngjan me rrokopujën. Sigurisht, këtë nuk e kupton dot një shtetar, i cili të sheh nga lart, ani se shtati ia lejon pak një gjë të këtillë. Por, pavarësisht se pushteti në këtë pikë arrin majën e peversionit, dëmi që ai bën është i pariparueshëm. Betoni nuk është çakull apo zhavorr si pretendonte në Komisionin Parlamentar ministrja Mirela Kumbaro. Betoni është beton, fshin trashëgiminë, zhduk atë histori që nuk e çbënë dot dyndjet barbare sllave, turke apo soji e sorrollopi që mbinë në këtë tokë. Këtë e zhduk nga faqja e dheut njëri nga raca jonë që ka pushtet, që ka bërë pare dhe i ngjajnë njerëzit si miza apo profesorët e arkeologjisë, historisë, dijetarët i duken koqe kandari.

Sipas aktivistëve të amfora.al mësojmë që janë mbushur me beton pilotat për ngritjen e themeleve. Kjo ndodh sak në zonën A, në atë zonë që me një hartë të fallsifikuar ishte tkurrur si “Lëkura e Shagrenit” tek Balzaku. Këtë krahasim nuk e bëj për Gjushin që zor se e ka lëçitur, por për Mirela Kumbaron, të cilës aq shumë ia çmoj kulturën frankofone. Ashtu si ndodh rëndom në Shqipëri, për këtë vepër penale fallsifikimi askush nuk e vendos ujin në zjarr, jo më autoritetet të hetojnë, por Gjykata Administrative tjetër gjë deklaron në sallën e gjyqit e tjetër shkruan në qitapin e procesverbalit. Avokatja Mirela Jorgo do të kërkojë nga prokuroria regjistrimin zanor të seancës gjyqësore, por nuk e di përse më vjen të vë bast që atë ditë regjistrimi do të ketë qenë i prishur ose do të jetë mbaruar shiriti rregjistrues dhe tenderi nuk është bërë ende.

Kësaj i thonë me tall menderen me një komunitet të tërë, i cili as ka hall sa pare do fitojë nga betoni, as e vret mendjen si do i bëhet qejfi të parit të qeverisë me figurën që do ketë shkarravitur gjatë mbledhjeve rilindase. Është veç një komunitet të “rrjedhurish” që duan të ruajnë një gjë të thjeshtë; historinë. Po kujt i hyn në punë historia, kur mund të shtosh pronat, katadinë apo të blesh një jaht fringo dhe ta mbushësh me pjeshka?

Kjo që ndodh në Durrës përkon me një protestë që bëhet në Tiranë. Të tërë e kanë mendjen tek qeveria taktiko-teknike që kërkon “çadra e lirisë”, kurse këndej pushteti nuk e çan kaptinën, por shpalos muskujt e pacipë të forcës, ndaj më të dobëtit që është historia dhe prejardhja jonë, e cila nis shumë më parë mbretërve Gent, Agron, Teuta, vazhdon tek peshkopi i Durrësit Pal Ëngjëlli, qeveria e Vidit për të mbërritur tek lavdia e Gjushit me gjithë velë.

Modifikuar më Wednesday, 22 February 2017 09:58

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Shqipëria po digjet nga zjarret, cili është shkaku

Analiza & Komente

Shkolla eseistike e Kadaresë, ose gazetaria si paraletërsi

*Nga Aleksandër Çipa Refleksion i pamjaftueshëm rret...

Artan Fuga: Oktapodi kryetar partie dhe burrë shtëpie

Talk town mbi një oktapod Ka talk show, por ka edhe talk town, b...

Ah moj Vojsava, që na prishe mendsh me këtë origjinën tënde!

Mustafa Nano Në reagimet e shumta që janë vënë...

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al