Licencat: Nis lufta mes Ora News dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive Featured

Publikuar tek Aktualitet
Wednesday, 11 Janar 2017 22:22

Duket se mes televizionit informativ Ora News, dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive, ka nisur beteja për licencën. Televizioni Ora News pretendon për shantazh nga AMA.

Qëndrimi i plotë i Ora News:

Që emërimet e drejtuesve të insitucioneve që me ligj duhet të jenë të pavarura, bëhen në mënyrë klienteliste për t’u shërbyer interesave të caktuara, kjo është histori e ditur në Shqipëri. Por që një institucion siç është Autoriteti i Mediave Audiovizive mund të përdoret për shantazh të pastër ndaj një operatori televiziv në treg duke abuzuar me pushtetin për ta kërcënuar ndaj padisë ligjore në Gjykatë, kjo është e papritur dhe e paligjshme.

Sot, një grup punonjësish të urdhëruar si bandat e krimit me mision për të sulmuar Ora News kanë shkuar në Dajt pranë aparaturave ku transmeton RTV Ora News në kanalin dixhital për të kërkuar mbylljen.

Për publikun duhet sqaruar se kanalet dixhitale janë zënë nga transmetuesit televiizvë gjatë kohës kur mungonte legjislacionit dhe aktualisht RTVSH ka zaptuar 3 të tilla, pa numëruar kanalet që kanë zënë televizionet kombëtare dhe disa të tjera.

Por AMA e Gentian Salajt i punësuar i dikushëm në një platformë televizive aktualisht në konflikt interesi me Ora News për shkak të licencës dixhitale, nuk ka shkuar tek asnjë nga këto televizione për të kërkuar marrjen e kanalit. Vetëm Ora News është shantazuar hapur, nga AMA edhe pse ky institucion është në konflikt interesi pasi ndodhet në gjyq për mosdhënien e liccencës kombëtare.

AMA, pavarësisht se është themeluar për të eliminuar mundësinë e shtetit për të kontrolluar i vetëm veprimtarinë në fushën e mediave audiovizve dhe përmbushjen e detyrimeve që ka Shqipëria nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimitme Bashkimin Evropian, dhe për t’i dhënë mundësinë operatorëve të rrjetit dhe programeve të ndërtojnë rrjete dhe transmetojnë programe në rrugë numerike, ky Autoritet rrebelohet kur një televizion nuk është dakord me vlerësimin e tij.

Autoriteti i urdhëruar nga Gentian Sala, vetëm një ditë pasi që Ora News dorëzoi kërkesë padinë kundër vendimit të AMA aktit administrativ nr. 283 datës 29.12.2016 të AMA “Mbi shqyrtimin e aplikimit të shoqërisë “Ora” sh.a. për liccencë kombëtare private transmetimi audioviziv” dhe vendimarrjen e mëtejshme të AMA mbi dhënien e liccencës së dytë kombëtare private transmetimi audioviziv” të padhënë subjekteve aplikuese shpallur prej AMA me vendim nr.231 datë 03.11.2016 deri në vendim të formës së prerë, lëshoi “Njoftimin” për ndërprerjen e menjëhershme të transmetimetimeve të paligjshme, në kuadër të “siç thuhet” ushtrimit të detyrave dhe kompetencave ligjore, “AMA, ka konstatuar se ende ka ofrues të shërbimeve audiovizive në Republikën e Shqipërisë të cilët po emetojnë nga pika transmetimi dhe frekuenca të paautorizuara.”

Nga 15 kanale dixhitale që menjëherë duhet ta ndërpresin transmetimin duke lënë të lira frekuencat, katër janë nga subjekti që ka drejtuar vet zoti Sala para se të marrë timonin e AMA-s, dhe tri nga televizioni publik shqiptar, RTSH.

Në shenjë presioni të hapur në 6 Janar, në webfaqen e AMA u publikua njoftimi se “Autoriteti do të fillojë inspektimin e rasteve të raportuara, duke e shoqëruar me masa të parashikuara nga legjislacioni, për bllokimin, inventarizimin dhe sekuestrimin e pajisjeve që po përdoren nga subjektet shkelës të ligjit.”

Sikur të mos mjaftonte kërcënimi në Dajt një tjetër shkresë brenda pak orësh ka mbërritur në Ora News ku paralajmëron ushtrim kontrolli për diten e enjte duke filluar nga ora 10.00 duke folur në emër të ligjit kur veprimet janë qartazi sulm i mirëorganizuar ndaj një operatori televiziv që trajtohet ndryshe mga 15 të tjerët vetëm sepse po kërkon të drejtën për t’u mbrojtur në Gjykatë për atë që e konsideron të drejtë dhe të ligjshme.

Modifikuar më Wednesday, 11 Janar 2017 22:25

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Kërkesa e PS-LSI për shtyrjen e afateve të regjistrimit në KQZ

Analiza & Komente

“Koalicioni PS-PD, si zgjidhje afatgjatë për vendin”

Gazetari dhe analisti Mentor Nazarko, në një shkrim të ...

Ministritë dhe loja me cingla

Nga Dr. Sorina Koti, koordinatore, Partia Demokratike Ministritë...

4 ditët pa gjumë të Armando Dukës dhe mijëra kilometra brenda 2 muajve

Nga Anila Basha Armand Duka u mendua jo shumë gjatë, në...

Nën çadër dhe jashtë saj

Nga Elton Derjaj Në një kohë kur agjenda e vendit &eum...

Na duhen profesionistë zotërinj, jo vetëm nizamë për në front

Nga Shpëtim Nazarko Kisha dhënë diku një intervis...

Diana nuk është vetëm

Nga Luljeta Progni ...

Pse talentet e sportit përfundojnë në grevë urie?!

Nga Orest ÇIPA   Papritur, njësoj sikur “shkr...

Vetingun apo zgjedhjet?

Nga Artan Fuga ...

"Veliera shkel të ardhmen, lashtësinë dhe ligjet"

Nga Gjergj Bojaxhi (Anëtar i Forumit të Trashëgimis&eum...

Përballë Sali Berishës!

Nga Arbana Xharra- Kryeredaktore e gazetës “Zëri&rdquo...

Dossier

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Gratë nga Kosova në krye të kampeve të ISIS-it (Foto)

Kosova ka qenë një nga vendet më proamerikane të E...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al