"Zyrtarë, oficerë dhe kimistë u dyndën në Mokër për të gjetur thesarin e Mbretëreshës Teuta"

Publikuar tek Aktualitet
Diel, 08 Janar 2017 18:39

Nga Marin Mema

fgeq5yerhdgh.jpg

Mokra është një krahinë legjendash dhe historish, që nga kohët më të lashta. Një hap, një monument ofron kjo zonë e ndoshta kjo ka tërhequr edhe më shumë kërkuesit e thesareve.

Ura të vjetra, si ajo e Golikut, apo varret mbretërore të Selcës së Poshtme, që mendohet se i përkasin Pelionit të lashtë, janë dëshmi të forta të trashëgimisë së pafundme të Mokrës. Të tilla ka kudo në krahinë, aq sa është e vështirë t’i numërosh.

Por nëse për banorët e thjeshtë të Mokrës, pasuri është aksi që do t’i nxirrte në dritë, për zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes disa vite më parë ishte thesari i mbretëreshës Teutë.

Ata u dyndën në pjesë të ndryshme të kësaj zone, duke kërkuar me ngulm gjurmët, që sipas tyre do t’i çonin drejt këtij thesari. Dhe banorët i mbajnë mend mirë dërgatat me zyrtarë që erdhën nga Tirana.

Në kërkime u përdor Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes. Merrnin pjesë oficerë, inxhinierë, por edhe kimistë, ndërkohë që u përdorën mjete të rënda ushtarake, deri edhe helikopterë. Thuhet se ushtarakët kishin edhe mjete metalkërkuese. Gjithçka u vendos në zonën e Mokrës e më së shumti në fshatin Llëngë.

Dikur ky fshat, që sot është thuajse i braktisur me vetëm 7 familje të mbetura, mendohet që ka qenë një qytezë antike.

Por si lidhet legjenda e thesarit të Teutës me Llëngën mes maleve?

Në vitin 230 para erës sonë, romakët i kërkuan mbretëreshës Teutë të ndërpriste sulmet e shpeshta ndaj anijeve të tyre. Shpërfillja e saj bëri që të shpërthente më pas ajo që në histori njihet si Lufta I Iliro-Romake. Kjo është pjesa e njohur zyrtarisht, por ekziston edhe vazhdimi, këtë herë në formën e një legjende.

Ballë sulmit, Teuta urdhëroi sigurimin e menjëhershëm të thesarit mbretëror. Ai u transportua përmes rrugës “Egnatia”, në pjesën e brendshme të Ilirisë, në territoret që banoheshin nga Dasaretët dhe Enkelejtë. Sipas gojëdhënës, një njësi speciale udhëhoqi 40 mushka me ar, gurë të çmuar dhe diamante, në territorin e një qyteti antik që mendohet të jetë Lunga ose Llënga e sotme. Fillimisht u krye – siç thotë legjenda – një devijim i vogël i lumit, e më pas 6.000 kg, sa peshonte thesari, u futën brenda një pjese në shkëmb, e cila më pas u izolua me mur guri. Lumi u lëshua sërish në rrjedhën e tij, duke e bërë në këtë mënyrë të padukshëm vendin e thesarit.

Sipas njësisë speciale të Ministrisë së Mbrojtjes, legjenda ka lindur pikërisht në këtë vend. Lumi është, gjurmët e rrugës “Egnatia” po ashtu, ky territor ka qenë pjesë e fiseve ilire të Desaretëve dhe Enkelejve, fshati quhet Llëngë… po thesari ku është?

Në fakt, dërgatat nga Tirana erdhën, kërkuan, por nuk e gjetën thesarin, të paktën zyrtarisht. Edhe pse banorët nuk mendojnë kështu. Për këtë çështje, edhe prokuroria hapi një hetim pas kallëzimit që u bë nga ministrja aktuale Mimi Kodheli. Një hetim që u pushua, pasi zyrtarisht u tha se nuk u gjetën dokumentet, të cilat vërtetonin shkeljet e kryera.

Por edhe në mungesë të tyre, çfarë kërkonin zyrtarët e Shërbimit Informativ Ushtarak në Mokër? Përse u përdorën mjetet e rënda? Me çfarë shpenzimesh u mbuluan këto kërkime? A kishte leje për to? A asistuan arkeologë apo ekspertë të fushës? Këto përgjigje do të mbeten enigmë. E ndoshta ky është edhe ndryshimi. Politikanët kërkojnë pasuritë e mëdha, ndërsa banorët e thjeshtë elementet më minimale për të jetuar.

Modifikuar më Diel, 08 Janar 2017 18:46

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Si e kuptoni strategjinë e opozitës:

Analiza & Komente

Përballë Sali Berishës!

Nga Arbana Xharra- Kryeredaktore e gazetës “Zëri&rdquo...

Luli u zgjua…Le të fillojë opozitarizmi

Nga Anila Basha - Drejtore e Newsbomb.al ...

Shpërthen politologu Afrim Krasniqi: Krim shtetëror në Durrës, reagoni sa s’është vonë

Nga Afrim Krasniqi E ka ditur Kryetari i Bashkisë, e ka ditur K...

Në zemër të Myzeqesë (Foto)

Nga Besim Dybeli Reportazh përshkrues nga qyteti i Fierit N&eum...

"Je suis Romania!!"

Nga Afrim Krasniqi ...

Kryeministri…

Nga Edmond Arizaj Edi Rama vazhdon të ngjitet. Që në s...

Kush fitoi me shkarkimin e Manjanit: Rama apo Meta?

Nga Blendi Fevziu Telenovela nuk mbaroi. Edhe pse ajo shërbeu p&...

3 skenarët: Ja çfarë do të ndodhë me Ramën dhe Metën këtë javë

“Janë në një qeveri, por nuk qeverisin bashkë...

Fundet, peliçet dhe ferexhetë

Nga Ilir Ikonomi Në fillim të vitit 1937, tri motrat e Mbre...

Fred Peza dhe shpërthimi i qelbit nga gazetaria e infektuar!

Nga Ylli Pata Alfred Peza nuk është një viktimë ...

Dossier

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Gratë nga Kosova në krye të kampeve të ISIS-it (Foto)

Kosova ka qenë një nga vendet më proamerikane të E...

A shkoi Gjergj Kastriot Skënderbeu për pelegrinazh në Mekë?

Në një nga poemat e poetit Persian Ferdousi, Shahnameh &ldqu...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 98 44442

Mob 2: +355 69 98 44441

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al