Alarmi: Lavdrim Muhaxheri është kthyer në Kosovë me 400 terroristë

Publikuar tek Aktualitet
Hënë, 26 December 2016 22:56

Disfata në Siri dhe Irak po kthen në Europë dhe kryesisht në Ballkan xhihadistët e ISIS. Sipas mediave italiane, në Kosovë është kthyer prej 2 muajsh edhe ai që është cilësuar kasapi i Ballkanit, Lavdrim Muhaxheri. L’Espresso thotë se citon burime të inteligjencës italiane në Kosovë, ndërsa policia e Prishtinës e mohon. Por periudha për të cilën L’Espresso flet, përkon me kohën kur edhe u dha lajmi se Muhaxheri ishte porositësi i akteve terrorist në ndeshjen me Izraelin, ngjarje për të cilën pati disa të arrestuar në Kosovë dhe Shqipëri.

L`Espresso në Itali është e vetmja gazetë që e përcjell si informacion, por për pohimet e saj se Lavdrim Muhaxheri është kthyer prej kohësh tashmë, e përjavshmja italiane i mbështet në informacionet e shërbimeve italiane të inteligjencës në Kosovë.

Xhihadistët po vijnë me dhjetëra, si nga Siria ashtu dhe nga Iraku, thotë gazeta. Disfatat në fushën e betejës dhe dëbimi i ISIS-it nga shumë prej territoreve të pushtuara po i shtyjnë luftëtarët e huaj të përshkojnë edhe një herë rrugën e itinerarit të tyre të terrorit, shkruan TopChannel.

Objektivi është goditja e Europës në zemër të saj. Një pjesë e mirë e të kthyerve, janë ballkanas sipas L`Espresso-s. Disa prej tyre arrijnë të gjurmohen, por shumica jo, dhe i kërkuari numër një, Muhaxheri apo kasapi i Ballkanit siç e kanë mbiquajtur, ka rihyrë ndoshta dy muaj më parë në Kosovë.

Muhaxheri u mendua disa herë i vrarë në Siri, por në muajin gusht ai vetë i dha fund hamendësimeve kur u shfaq në internet duke buzëqeshur me një Ak-47 në dorë.

Gjithmonë sipas inteligjencës italiane, gjatë kthimit në Kosovë Muhaxherin e kanë shoqëruar 300 apo 400 xhihadistë. Kalimi i këtij eksponenti të njohur të ISIS-it u sinjalizua në Maqedoni nga mesi i nëntorit.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i tha gazetës Zëri se bazuar në informacionet e autoriteteve te sigurisë së Kosovës dhe të partnerëve ndërkombëtare, Muhaxheri vazhdon të jetë në Siri. Kthimi i tij në Ballkan do të konsiderohej një kërcënim jo vetëm për rajonin, por edhe për shumë vende europiane ku ekstremisti ka kontaktet e veta dhe është në gjendje të godasë.

Lavdrim Muhaxheri rezultoi të ishte porositësi i akteve terroriste në Shkodër gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael. Hetimet e policisë së Kosovës rezultuan se Muhaxheri i kishte organizuar të arrestuarit në Kosovë për të kryer akte të rënda në Shqipëri. Por këto akte u parandaluan katër ditë përpara se të ndodhnin gjatë një operacioni të gjerë të policive të rajonit. /Tch

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Pas humbjes, a duhet të japë dorëheqjen Lulzim Basha

Analiza & Komente

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

'PD pa Topallin e Patozin, parti pa këmbë dhe pa mendje të fortë'

Nga Arben Vata Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament...

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

"Katër sinjale pozitive nga Kosova"

Nga Afrim Krasniqi ...

Na drithërove Arbanë…

Nga Mesila Doda Fotot e tua kalonin parafytyrimin tim dhe çdo...

“Koalicioni PS-PD, si zgjidhje afatgjatë për vendin”

Gazetari dhe analisti Mentor Nazarko, në një shkrim të ...

Ministritë dhe loja me cingla

Nga Dr. Sorina Koti, koordinatore, Partia Demokratike Ministritë...

4 ditët pa gjumë të Armando Dukës dhe mijëra kilometra brenda 2 muajve

Nga Anila Basha Armand Duka u mendua jo shumë gjatë, në...

Dossier

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Gratë nga Kosova në krye të kampeve të ISIS-it (Foto)

Kosova ka qenë një nga vendet më proamerikane të E...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al