
Gazetarja dhe një ndër emrat më me peshë në ekranin shqiptar, Eni Vasili është zgjedhur drejtoresha e Radio Televizionit Shqiptar.
Vendimi është marrë këtë të premte nga bordi drejtues i RTSH-së, ku në garë ishin tre figura të njohura të ekraneve shqiptare, Eni Vasili, Xhoi Jakaj dhe Engjëll Musai. Vasili arriti që të zgjidhej me 7 vota pro si drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, teksa siguruar kështu 3/5 e votave të nevojshme për të marrë këtë post.
Me një karrierë të gjatë në gazetari, Eni Vasili ka arritur që prej vitesh tanimë të ndërtojë themelet dhe të krijojë një profil të fortë profesional si një prej zërave më të fortë dhe me ndikim në median shqiptare. Gjatë këtyre viteve, ajo ka punuar dhe ka dhënë kontributin e saj në disa prej televizioneve kryesore në vend, duke udhëhequr kështu dhe qenë dëshmitare e debateve të forta politike para prozhektorëve dhe kamerave.
Përzgjedhja e Vasilit erdhi këtë të premte, pas dështimit të raundit të parë të votimit i cili u mbajt një ditë më parë. Të enjten e kësaj jave, 24 prill, asnjë prej kandidatëve të cilët ishin në garë për postin e kreut të RTSH-së nuk arritën që të marrin votat e nevojshme.
Ndërkohë, që raundi i dytë u pasua me tre kandidaturat të cilët rezultuan më të votuarit nga dje, Eni Vasili, Xhoi Jakaj dhe Engjëll Musai.
Për postin e kreut të RTSH-së garuan: Flamur Buçpapaj, Kliton Rama, Zoje Jakaj (Marashi), Jetmir Shpuza, Laureta Roshi, Ermal Hoxha, Eni Vasili, Harrila Koçi, Engjëll Musai, Mimoza Haxhiaj, Elton Metaj dhe Enrik Mehmeti, prej të cilëve vetëm 5 prej tyre kanë arritur të sigurojnë minimumi 1 votë.
Sakaq në radhët e kandidatëve ka qenë dhe Gëzim Nasif Xhaxhaj, i cili nuk ka kaluar në fazën e dëgjesës publike për shkak të mungesës së dokumentacionit.
Votat që siguruan dje kandidatët:
Eni Vasili 5 Vota
Xhoi Jakaj 2 Vota
Engjëll Musai 2 Vota
Ermal Hoxha 1 Votë
Flamur Buçpapaj 1 Votë.
Pas, këtij raundi, ky proces u pasua me një tjetër raund, ai i kësaj të premte ku përballë Xhoi Jakajt dhe Engjëll Musait, Vasili u zgjodh di drejtoresha e Radio Televizionit Shqiptar.
Vatat që u siguruan sot:
Eni Vasili 7 vota
Xhoi Jakaj 3 vota
Engjëll Musai 1 Votë.