Hapësire reklamuese


Aktualitet

Dy zyrtarë në hetim, i falsifikuan firmën një shtetasi për t’i vjedhur ndihmën ekonomike

Shkruar nga Newsbomb
Dy zyrtarë në hetim, i falsifikuan firmën një shtetasi
Foto ilustruese

Policia e Elbasanit ka referuar materialet në Prokurori për nisjen e një procedimi penal ndaj dy zyrtarëve lokalë, të dyshuar për përfshirje në një rast tërheqjeje të paligjshme të ndihmës ekonomike në emër të një shtetasi tjetër.

Në pranga ka përfunduar Alken Çerma, 26 vjeç, punonjës i njësisë administrative Gjocaj, i cili akuzohet për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Po ashtu, është proceduar penalisht edhe Nazmi Beqiri, 61 vjeç, punonjës i postës, i dyshuar për “Falsifikim dokumentesh”.

Sipas hetimeve paraprake të Specialistëve për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, dyshohet se Çerma dhe Beqiri kanë bashkëpunuar për tërheqjen e padrejtë të ndihmës ekonomike përmes falsifikimit të nënshkrimit të përfituesit.

Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e çdo personi tjetër të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese