Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Dorëzoi” Erion Veliajn në Bllokun e Sigurisë, makina e kryebashkiakut largohet nga rruga "Mine Peza"

Shkruar nga Newsbomb

“Dorëzoi” Erion Veliajn në Bllokun e Sigurisë, makina

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pas arrestimit u dërgua menjëherë në Bllokun e Sigurisë te Mine Peza ku dhe do të qëndrojë për 48 orë.

Më pas do të jetë Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ajo e cila do të vlerësojë në vijim masën e sigurisë ndaj qytetarit të parë të Tiranës.

Kryebashkiaku Veliaj i shoqëruar nga agjentët e BKH-së, shkoi në Bllokun e Sigurisë me automjetin e tij, ndërkohë shoqërohej pas nga makina e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Siç shihet dhe në foton e mëposhtme, automjeti i Veliajt në ngjyrë të zezë sapo ka lënë kryebashkiakun në ambientet e Bllokut të Sigurisë është fotografuar duke dalë.

“Dorëzoi” Erion Veliajn në Bllokun e Sigurisë, makina
Automjeti i Veliajt duke dale nga Blloku i Sigurise

Kujtojmë se GJKKO ka vendosur masën “arrest me burg” për kryebashkiakun Veliaj, ndërkohë “arrest shtëpie” për Ajola Xoxën.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese