Hapësire reklamuese


Aktualitet

ALARM NË KURBIN, gjendet një sasi tritoli në lokal, policia dhe forcat xheniere drejt vendngjarjes

Shkruar nga Newsbomb

ALARM NË KURBIN, gjendet një sasi tritoli në lokal, policia dhe

Qyteti i Kurbinit është tronditur mesditën e sotme pasi pranë një lokali është gjetur një sasi lënde dyshuese djegëse dhe një kallëp tritoli.

Pas njoftimit, ekspertët xhenierë kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku po kryejnë veprimet për çaktivizimin e lëndës eksplozive.

Sasi e tritolit ështe gjetur pranë lokalit të 52-vjeçarit Ilir Ndoci në Kurbin.

Rreth orës 11:10, në ambientet jashtme të lokalit në pronësi të shtetasit I. N., 52 vjeç, është konstatuar një sasi lënde e dyshuar djegëse dhe një kallëp i dyshuar me lëndë plasëse.

Menjëherë janë njoftuar ekspertët xhenierë, të cilët po kryejnë veprimet e nevojshme për çaktivizimin e saj.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e autorit/ve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese