Hapësire reklamuese


Aktualitet

Aksident i rëndë në tunelin e Kalimashit, automjeti i pastrimit të rrugëve bën “copash” mjetin tjetër, ka të plagosur

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i rëndë në tunelin e Kalimashit, automjeti i pastrimit
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë u shënua paraditen e kësaj të premte në tunelin e Kalimashit.

Sipas njoftimit të Policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15, ku dyshohet se dy automjete, ku një prej tyre rezulton të jetë i një subjekti përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugëve, është përplasur me një tjetër mjet.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit N. B., S. T. dhe E. Sh., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Kukës/Informacion paraprak

Rreth orës 10:15, në tunelin e Kalimashit, dyshohet se janë përplasur një automjet i subjektit përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës dhe një automjet tjetër. 

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit N. B., S. T. dhe E. Sh., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese