Akademiku Fuga ironizion kritikët e Skënderbeut: Ore mos jam në ëndërr!

Publikuar tek: analiza-komente, më 16:09 08-09-2017 Akademiku Fuga ironizion kritikët e Skënderbeut: Ore mos jam në ëndërr!

I janë qepur Skënderbeut si Skënderbeu turqve!

 

Ore jam në ëndërr unë!

Meqë Rama shpalli vitin e Skënderbeut, kritikët e Ramës i janë qepur Skënderbeut si Skenderbeu turqve!

Ore mos jam në ëndërr!

More, pyes, "një pemë" përpara sesa të shpikeshin numrat sigurisht ishte pemë, por a ishte "një"?

Kombi përpara sesa të formohej, a ekzistonte ai dhe a mund të thoshte dikush se i takonte këtij apo atij kombi sikurse e kuptojmë ne sot?

A do të rreshtim së shtriri të sotmen drejt së kaluarës dhe drejt së ardhmes në një dimension ideologjik në fakt pa kohë, pra pa disruption, që gjithçka e mbulon me formula të gatshme universale ?

Do bëjmë histori, apo ideologji ?

Ore e dinë këta që Mesjeta nis që pas rënies të Romës dhe ka brenda saj etapa që dallojnë nga njera tjetra sa vetëm gjuha joprofesionale i përmbledh dhe u thotë thotë : Mesjeta!

A ka ndonjë filozof të historisë gjëkundi se specialistë të grqishtes së lashtë të latinishtes nuk kemi?

Ore vërtet e kanë këta se në Mesjetë shqiptarët dhe serbët jetonin në symbiozë, osmozë, bruçelozë apo ku e di unë.

Cilët shqiptarë në Mesjetë, arvanitasit, arbëreshët, lebërit, muzakajt ?

Ore ka metodologji historike në këtë vend apo jo?

Apo "fajin e kishte Saliu!" dhe tani "e ka Rama"!

Kritikoni Ramën, Berishën, Nanon, se është inherente me demokracinë,  por lëreni Skenderin rehat!

Aman të fillojë parlamenti nesër që së paku të dëgjojmë e lexojmë qyfyre parlamentare se kështu pa lajme, na ka ardhur shpirti në majë të hundës nga psikologia e gazetë Sun, dhe uroj që Skënderbeu të durojë deri nesër se mos nis i jep yzengjive të kalit dhe ikën andej nga është nisur, drejt larg nga Veriu, te vendlindja e së Ëmës !

Article Logic
Execution time: 0.0025780200958252
array(1) { ["section"]=> string(75) "akademiku-fuga-ironizion-kritiket-e-skenderbeut-ore-mos-jam-ne-enderr-91635" }