
Sociopati Aldor Nini u turr sërish në studiot televizive për të thënë një “mal” me gënjeshtra, por nuk ia doli këtë radhë të mashtronte publikun. I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në “Syri Tv”, ai gënjeu për të gjitha ato që nxorri nga goja.
Newsbomb.al ka bërë një analizë të thelluar mbështetur mbi fakte juridike për treguar gënjeshtrat e pista dhe mashtrimin publik që bëri drejtuesi i “Acromax Media” në një televizion Kombëtar.
Kishte marrë me vete edhe punonjëset e tij, "ushtaret" e bindura, që me sa duket nuk ishin përgatitur mjaftueshëm për këtë që i priste. Xhensila Projka, përmendi artikujt e Newsbomb, por siç duket gjuha i shkon aty ku dhemb dhëmbi, pasi më parë për të kishin shkruar edhe media të tjera.
Newsbomb u ka përplasur të vërtetat në fytyrë, duke analizuar njëra pas tjetrës deklaratat e bëra në studio mbështetur në fakte juridike.
ANALIZA E NEWSBOMB:
Një përgjigje për sociopatin Aldor Nini parë me gënjeshtrat në emisione televizive
Xhensila Projka: …pa mbaruar takimi, ose pa dalë lajmet e tjera nëpër portale shikoj një lajm në një x portal, le të themi jo që ishte negativ, po ishte pak e më shumë demotivues dhe nuk e kuptova arsyen e vërtetë të lajmit dhe thelbin e lajmit dhe kuptimin ose ku ishte destinacioni i lajmit në sensin që…cili ishte mesazhi që duhej të përcillej nga ky lajm…dmth përvecse lexova fjali të gjata, fjali, fjali, fjali emër mbiemër foto… ajo që s’kuptova unë ishte ku ishte problemi me misionin në tërësi ose me takimin në tërësi përvecse… ëëëë, nuk e di, dëshira për t’i shprehur mllef personal të themi ose… nuk e di do të thosha që isha person i tretë në lajm në sensin që nëse dicka është personale, isha totalisht jashtë kësaj gjëje, nuk kisha fare asnjë arsye pse unë dhe normalisht dhe Glanduela të përmendemi dhe Aldori të përmendet në një lajm që ndërkohë është goxha pozitiv, nuk e di pse, si mund të rrotullohet në një mënyrë të tillë që të përcjelli në publik ose në portalin e saj si negativ. Kjo ishte pyetja ime më saktë
Redaksia Newsbomb.al: Mendimi i zhubravitur i Xhesika Projkës, i shprehur me fjalë të zhgënjyera shqipe si një tualet i keq, është për aq sa mund të lidhet, i pavërtetë. Lajmi është botuar në Top Channel në datën 30.11.2023, ora 19:43. Redaksia Newsbomb.al botoi lajmin në datën 30.11.2023 në orën 20:43, pra një orë më vonë, kur lajmi “goxha pozitiv” kishte marrë dhenë.
Minuta 9.41
Aldor Nini: Unë kam marrë përsipër rolin të edukoj çdo lloj gazetari në mënyrë që përfitimi – lidhur me të drejtën e autorit – në rast se ato kanë keqkuptime përsa i përket përdorimit të të drejtave të autorit. Pjesa e citimit, sic e parashikon ligji për të drejtat e autorit në Republikën e Shqipërisë. Këtë mision ose këtë përgjegjësi unë e kam marrë dhe po e zhvilloj që prej 1 viti.
Reagim i Newsbomb: “Edukatorin” e medias në Shqipëri nuk e bën dot asnjë sociopat e as ndonjë mitoman me pasaportë të burgosur gjermane.
Ligji nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ka përcaktuar qartë se si mbrohen interesat e cënuara të autorëve shqiptarë ose të drejtat e tyre, ku përfshihen edhe të drejtat e ofruesve të shërbimit mediatik. Autoritetet që garantojnë interesat e artistëve dhe medias në territorin e Republikës së Shqipërisë, por dhe jashtë saj, janë: Drejtoria për të Drejtat e Autorit (DDA), Këshilli Kombëtar i të Drejtave të Autorit (KKDA) ose Agjencitë e Administrimit Kolektiv (AAK). Ligji shqiptar nuk njeh asnjë “Nin” si autoritet edukues apo orientues për të drejtën e autorit.
Madje, ligji shqiptar njeh të drejtën se si të mbrohesh nga ata që kanë mision dhunues kur thonë “edukues”.
Aldor Nini: Në asnjë mënyrë nuk kam ndikuar në media për të censuruar lajme. Disa nga ato i kanë fshirë lajmet dhe nuk kemi pasur asnjë rast ku është faktuar kjo gjë që ne, në mënyrë të strukturuar bllokojmë lajme të cilat janë kundër qeverisë. Acromax sinjalizon në një platformë të caktuar që në këtë rast po shkelen të drejtat e autorit. Ne në fund të ditës bëjmë ekzekutimin e ligjit. Kushdo mund të bëjë ankesë në platformë dhe vetë platforma e verifikon a është i saktë bllokimi apo jo.
Reagim i Newsbomb: Mashtruesi sociopat, përsëri mashtron. Së pari, deliron duke i dhënë atribute vetes si “ekzekutor” i ligjit. Së dyti, për këtë individ ka me qindra raste të denoncuara për censurim lajmesh me metodën që do të marrë fund shpejt “Acromax sinjalizon”. Për këtë lloj sinjalizuesi që ka mashtruar edhe platformat ndërkombëtare si META, Youtube etj, kanë reaguar dhe reporterë pa kufij. Media gjermane ka artikuj për aktivitetin e dyshimtë të Acromax.
https://lumendatabase.org/notices/19129034#
https://www.facebook.com/faktoje/posts/2604639102908296
Aldor Nini: Ne jemi të autorizuar nga pronari i të drejtave të veprojmë. Eshtë dëshira e televizionit, dëshira e autorit që të merren masa. Autori ka të drejtë të bllokojë. Këtë parashikon ligji për të drejtën e autorit. Eshtë “përcjellja ndaj publikut” kështu quhet, nuk ka nevojë të përfshihet online në ligj.
Reagim i NEWSBOMB: Sociopati deliron, mashtron, gënjen. Ligji shqiptar nuk i jep asnjë të drejtë, madje as objekti i veprimtarisë së aktivitetit që ka regjistruar në Shqipëri (QKB).
Në ligjin për të drejtën e autorit, neni 12 “Krijimet që nuk janë objekt mbrojtjeje nga e drejta e autorit” në mënyrë specifike në pikën 1 shkronja d parashikon që lajmet dhe informacioni i shtypit që ka karakter të thjeshtë informimi nuk përfshihen tek e drejta e autorit.
Neni 12
Krijimet që nuk janë objekt mbrojtjeje nga e drejta e autorit
- Nuk janë objekt i së drejtës së autorit dhe nuk gëzojnë mbrojtje nga ky ligj:
- a) idetë, teoritë, konceptet, zbulimet dhe shpikjet në një vepër krijuese, pavarësisht nga mënyra e marrjes, e të shpjeguarit ose e të shprehurit;
- b) shpikjet, aktet ligjore, administrative dhe gjyqësore, si dhe krijime të tjera zyrtare dhe koleksionet e tyre, të paraqitura me qëllim që të informohet zyrtarisht publiku;
- c) simbolet zyrtare të shtetit, të organizatave dhe autoriteteve publike, si për shembull: armët, vula, flamuri, emblemat, medaljoni, shenja dalluese, medalja;
ç) mjetet e pagesës;
- d) lajmet dhe informacioni i shtypit, i cili ka karakter të thjeshtë informimi;
- dh) të dhënat dhe faktet e thjeshta.
- Krijimet letrare popullore dhe artistike popullore në formën e tyre origjinale nuk janë objekt i së drejtës së autorit, por komunikimi i tyre në publik është subjekt i pagesës së shpërblimit, kur komunikimi në publik është për veprat e mbrojtura nga e drejta e autorit. Shpërblimi do të përdoret për nxitjen dhe stimulimin kulturor e artistik me natyrë jofitimprurëse në fushat përkatëse artistike dhe kulturore, në përputhje me rregullat e shpërndarjes së shpërblimit nga agjencitë e administrimit kolektiv për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.
Aldor Nini: Kemi vetëm Anila Bashën me kallëzime të rreme, me mbesën e vet e cila aktualisht po hetohet nga policia për të identifikuar a jemi ne fajtorë apo duhet të dënohet personi përkatës për kallëzime të rreme.
Reagim i Newsbomb: Sociopati gënjen. As Anila Basha dhe as mbesa e saj Sara Basha, nuk po hetohen nga policia për kallëzime të rreme. E kundërta është e vërtetë. Aldor Nini është arrestuar nga policia e Tiranës në datën 4 korrik 2023 për “shantazh”, “dhunë” e “krim kibernetik” dhe është duke u hetuar nga policia me dy procese të ndryshme për disa akuza: “Përndjekje”, “dhunë”, “shantazh”, “krim kibernetik”, “mashtrim kompjuterik”, “vjedhje të pronësisë intelektuale”, “evazion fiskal”, “mashtrim” etj. Aldor Ninit, për këto arsye hetimi nga policia, i është ndaluar edhe dalja jashtë territorit të Republikës duke i bllokuar pasaportën. Gjithashtu Gjykata e Tiranës vendosi që Aldor Nini duhet të mbahet në “arrest shtëpie” deri në pagimin për tre ditë të “Garancisë pasurore” 10 milion lekë të vjetra, sipas nenit 236 të Kodit të Procedurës Penale.
Aldor Nini: Ne ta çojmë Anila Bashën në gjykatë penale në qershor të këtij viti, dhe deri më sot të mos jetë bërë një seancë, 13 raste shpifje, fyerje, sepse gjyqtarja në fillim të ditës pati probleme familjare dhe u zhduk nga gjykata… kjo nuk është e pranueshme. Është më keq sesa entiteti i cili ndoshta në disa raste mund të censurojë… sepse ne kemi problemin që kemi më pak gjyqtarë sesa na duhen dhe dalin edhe me probleme familjare.
Reagim i Newsbomb: Sociopati flet me “NE” dhe na flet për problemet e sistemit të drejtësisë në Shqipëri! Sociopati me pasaportë të burgosur gjermane por që flet çalë shqip, nuk mund të jetë “ne” pra ne “Shqipëria” se nuk është shqiptar. Kur ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare dhe ka pranuar të jetë shtetas gjerman nuk mund të jetë më Ne. Në Shqipëri po punohet për të forcuar sistemin e drejtësisë dhe për sistemin tonë të drejtësisë kontribuojmë ne, shqiptarët. “Gjermani” shqipfolës duhet të respektojë ligjet e shtetit shqiptar dhe jo të abuzojë nën petkun e shtetësisë së një vendi të BE-së që ndihmon Shqipërinë, pikërisht për Reformimin e plotë të Sistemit të Drejtësisë.
Aldor Nini: Çdo televizion ka rregulloren e vet se kur e lejon përdorimin e kontentit të vet në rrjetet sociale nga palë të treta. Bazuar në këtë rregullore ne veprojmë bazuar në ligjin e “Mbrojtjes së të drejtave të autorit”….ka rregullore të qartë. Sa e gjatë duhet të jetë video nga një episod…ka tv që lejojnë vetëm 30 sekonda. Ka televizione të tjera që lejojnë edhe 5 minuta. Pastaj ka edhe përjashtime ligjore…merret një material, do kritizoj personin që ka thënë dicka dhe normalisht jam i detyruar ta marr atë material.
Reagim i Newsbomb: Sociopati me “Acromax” në dorë, ka fshirë nga platformat sociale faqen zyrtare të Newsbomb edhe pse ka dy autorizime, nga dy televizione, Klan dhe Vizion Plus për përdorimin e kontentit të tyre. Në njërin rast bllokimi me “claim” ka ardhur për një fragment të emisionit “Opinion” dhe tjetri një deklaratë e zotit Berisha në “Quo Vadis”, pjesë e një projekti të Internews. Sociopati shpif kur thotë se ai e bën këtë gjë bazuar në kërkesën e televizioneve. Arma “Acromax” shkrepet vetëm me shënjestrën dhe interesin e sociopatit.
Aldor Nini: Ka disa raste që kemi konstatuar përndjekje pas marsit, nga ana e Anila Bashës dhe ato i kemi kallëzuar në polici…dhe në një moment të caktuar Anila Basha filloi të mos respektojë me ligjin e të drejtës së autorit…
Reagim i Newsbomb: Aldor Nini duke shpifur në ekran. Askush nga Anila Basha apo familjarët e saj nuk e ka përndjekur Aldor Ninin dhe më së pakti do kishte një kallëzim në polici për këtë nga pala që akuzon. E kundërta është e vërtetë. Aldor Nini është arrestuar për përndjekje dhe shantazh ndaj familjarëve të Anila Bashës. Dhe jo vetëm kaq, ka me dhjetëra këngëtare që denoncojnë Aldor Ninin se ai i shantazhon me klikimet në youtube dhe i shtyn ata të paguajnë tek ai për të blerë klikime.
Aldor Nini: Acromax mashtrimi me shtatë shkronja. Eshtë një artikull shumë i gjatë. Po po ky artikull është i censuruar sot në 85% të tij. Pse? Ndoshta ka dalë tani në konkluzion që ai artikull paska qenë shpifje dhe fyerje sepse është përballur në gjykatë me atë…
Reagim i Newsbomb: Artikulli që përmend sociopati asnjëherë nuk është hequr nga faqja e Newsbomb.al. Eshtë aty si artikull i publikuar në datën 19 qershor 2023. Meqënëse sociopati ka krijuar një kompani mashtruese për mediat dhe artistët është zgjedhur dhe si foto dite në 20 qershor. Kjo është shpifja e radhës e Aldor Ninit.
Aldor Nini: Nuk mbaroi me kaq, dhe pastaj pati një denoncim të saj në komisariatin 4 në Tiranë në fillim të korrikut. Pasi ne e kishim hedhur në gjyq për shpifje në qershor ajo u kundërpërgjigj.
Redaksia Newsbomb: Mashtruesi mashtrimin vazhdon. Në fillim të korrikut, në rrjetin Instagram, por edhe në TikTok dhe platforma të tjera sociale, është hapur një llogari përdoruesi me emrin “limoniarte”. Faqja “limoniarte” është regjistruar me një numër shqiptar që mbaron me shifrat 35, pra +355 ** *** **35. Në aplikacionin “Truecaller” i njëjti numër me shifrat e fundit “35”, pra 069 666 5735, del i regjistruar me emrin “Acromax Media”. Gjithashtu, edhe në aplikacionin WhatsApp, foto e profilit të këtij numri del me logo “Acromax”, pra, e kompanisë mashtruese të Aldor Ninit. Nga kjo provë e qartë del se është ai autori i kësaj faqeje të hapur qëllimisht për hakmarrje ndaj meje, familjes time dhe aktivitetit tim mediatik si gazetare, me qëllim direkt për denigrimin tim dhe turpërim publik të familjarëve të mi. Me qëllim mbylljen e gojës sime si gazetare e pavarur. Kjo faqe mbante vetëm 5 postime, që kur është hapur, dhe të 5 postimet lidhen me mua dhe familjen time, duke denigruar mbesën time dhe duke më etiketuar mua si “vënëse gjobash”. Faqja “limoniarte” i hoqi dy postime të miat me familjen menjëherë sapo Aldor Nini doli nga arresti në Komisariatin Nr.4 ditën e premte, datë 7 korrik 2023. Provat janë paraqitur në polici, së bashku me një video denigruese dhe turpëruese e mbesës sime, Sara Basha, video e xhiruar nga vetë Aldor Nini, që filmonte mbesën time brenda ambienteve të shtëpisë, pa dijeninë e saj.
Aldor Nini: Ekziston akoma në vitin 2023 që një polic të heq lirinë në mënyrë të paligjshme. Pse? Sepse dikush do t’i kundërpërgjigjet për diçka, për një shkelje të cilën nuk pranon që ta ndalojë.
Reagimi i Newsbomb: Qetësia me të cilën shpif Aldor Nini është mbresëlënënëse, sociopatike. Dhe po aq mbreslënës është qetësia e gazetarit që nuk e kundërshton kur e ka të qartë faktin. Megjithatë, arrestimi në Shqipëri si dhe në Gjermani ndodh kur ka akuza për dhunë dhe përndjekje ndaj vajzave dhe grave. Dhe i tillë ishte përdorimi i profilit të rremë të hapur nga Aldor Nini “limoniiartë” me botimin e videove shantazhuese dhe denigruese në dëm të ish-bashkëjetueses së tij Sara Basha. Më parë Aldor Nini është thirrur në polici edhe nga ish-bashkëjetuesja e tij apo Nëna e fëmijës së tij Anxhela Faber. Kjo e fundit e denoncoi në polici në shtator 2022 se Aldor Nini i kishte vënë GPS në makinën që udhëtonte Anxhela Faber. Prokuroria vazhdon hetimet edhe për këtë rast.
Aldor Nini: Hetimet deri tani vijojnë dhe asnjë nga ato kallëzime nuk ka dalë i vërtetë.
Reagim i Newsbomb: Mashtrim. Hetimet për të personalisht dhe punën e kompanisë Acromax në Shqipëri dhe në Gjermani vazhdojnë. Dhe nuk ka se si ta dijë Aldori apo askush tjetër se çfarë ka dalë e vërtetë ose jo sepse hetimet nuk janë mbyllur.
Aldor Nini: Në 2018 kush ka qenë personi që merrej me operacionet operative të Acromax? Ka qenë Anxhela Faber. Kritika qe më bën mua nuk është për mua.
Reagim i Newsbomb: Të gjitha kontratat dhe veprimet kanë qënë mashtrim se janë prezantuar si aktivitet që bëhej në Gjermani nga “ACROMAX MEDIA” GmbH, kur në fakt aktiviteti është bërë në Shqipëri, fillimisht nga “FABER DIGITAL” sh.p.k dhe më pas “ACROMAX” sh.p.k. Pra, kontratat me artistët janë lidhur me Acromax-in “gjerman” të Aldor Ninit, ndërsa ky i fundit ka kontraktuar dy kompanitë shqiptare “FABER DIGITAL” të ish bashkëjetueses Anxhela Faber dhe “ACROMAX” sh.p.k që e ka në emrin e tij, për të kryer punën apo shërbimin e vërtetë “në mbrojtje të të drejtave të autorësisë”. Kjo është bërë për të pastruar paratë dhe mashtruar dy shtete njëkohësisht dhe organet e tyre tatimore, si në Shqipëri ashtu edhe në Gjermani.
Që prej 7 Tetor 2016, shtetasi gjerman Aldor Nini me leje qëndrimi të përkohshme në Shqipëri, mashtrimin dhe vjedhjen e bëri nëpërmjet “FABER DIGITAL” sh.p.k, me NUIS L62207020H, me ortake të vetme ish- bashkëjetuesen shqiptare Anxhela Faber.
Aldor Nini e ka përdorur “FABER DIGITAL” sh.p.k., për të mbuluar vjedhjet që bënte me “ACROMAX MEDIA” GmbH. Kjo duket me një hulumtim të lehtë të QKB-së, referuar të dhënave të bëra publike nga FABER DIGITAL sh.p.k. Shoqëria ka bërë qindra miliona lekë duke mashtruar shtetin. Duke pastruar paratë e kontratave që lidhte me artistët që i paraqiste si të lidhura me ACROMAX MEDIA në Gjermani, por që në fakt çdo kontratë bëhej në Tiranë.
Bashkëpunimin e tyre e vërteton edhe ky link: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1066227946808455&set=a.319854344779156&type=3&theater
Aldor Nini: Nëse unë do kisha punuar për qeverinë shqiptare apo për Erion Veliajn, atëherë ti mendon vërtet se unë sot do të isha pa pasaportë?
Reagim i Newsbomb: Aldor Nini me koburen “Acromax” ka qëlluar dhe ka punuar për qeverinë shqiptare dhe Erion Veliajn. Artikulli i shkruar në median gjermane e provon më së miri këtë, ashtu edhe komunikimi që gazetarja e exit Alyce Taylor ka me Aldor Ninin ku ai pranon se ka kontratë me Partinë Socialiste në pushtet.
Link bashkëlidhur: https://netzpolitik.org/2020/a-german-company-is-responsible-for-the-deletion-of-videos-critical-of-the-albanian-government/
Aldor nini: Serveri yt është raportuar bazuar në ligjin e zhurmuesit. Kompania që ka serverin quhet zhurmues, kur ti shkel të drejtat e autorit…
Reagim i Newsbomb: Një tjetër gënjeshtër sociopatike. Nuk ekziston një ligj per “zhurmuesit”. Acromax pranoi se ka raportuar serverin e CNA te kompania Hetzer me kërkesë të Erion Veliajt. Kur kompania kërkoi nga Acromax kontratën e bashkëpunimit me Veliaj, kjo kompani nuk e dispononte ndaj serveri nuk u mbyll.
Aldor Nini – Elvi Fundos: Ti më ke rregjistruar mua fshehtas pa dijeninë time? Dhe pa autorizimin tim? Elvi çfarë thua mo… të regjistrosh një bisedë fshehtas?
Reagim i Newsbomb: Prapë e prapë sociopati gënjen. Mjeshtër i regjistrimeve të fshehta, kamerave, chipave dhe GPS është Aldor Nini, i provuar dhe kallëzuar në disa raste. Ka qenë Aldor Nini që ka marrë në telefon Elvi Fundon. Dhe Aldor Nini e ka të qartë se ka opsione në celular që regjistrojnë bisedat. Nuk shkoi Fundo te zyrat e Aldorit dhe e regjistroi fshehur këtë të fundit. Ishte Aldori që ka marrë Elvin dhe telefoni i tij regjistron çdo bisedë.
*SHËNIM: Çfarë është një sociopat?
Sociopatët janë njerëz që vuajnë nga çrregullimi i personalitetit antisocial, karakterizuar nga mungesa e përgjegjësisë morale ose ndërgjegjies sociale. Shoqëria i ngatërron kur i etiketon butë si: egoistë, manipulues etj.
Ata kanë mungesë te theksuar empatie. Marrin vendime impulsive, pa u ndjerë fajtorë dhe pa e kuptuar dëmin që shkaktojnë. Nuk i vret ndërgjegjia dhe shfaqin sjellje të theksuara egoiste.
Nuk shqetësohen kurrë për përgjegjësitë që lënë pas dore. Sociopatët janë gënjeshtarë të pandërgjegjshëm, bëjnë premtime të mëdha ose përdorin gjuhë të tepruar, qoftë me konotacione pozitive qofte më konotacione pozitive apo negative. Kurrë nuk e pranojnë fajin! Madje më keq, ata janë manipulues dhe arrijnë të bëjnë fajtorë të tjerët! Sociopatët nuk marrin kurrë përgjegjësinë për veprimet e tyre dhe kanë një tendencë për të luajtur viktimën.
*Emisioni "Kafe Shqeto", ku Aldor Nini gënjeu në të gjitha ato që deklaroi: ©Syri Tv