48-vjeçari abuzon me të miturën, përfundon në pranga

Publikuar tek: aktualitet, më 16:09 13-09-2017 48-vjeçari abuzon me të miturën, përfundon në pranga

Një 48-vjeçar me iniciale A.M. me banim në Durrës është ndaluar nga policia e qytetit bregdetar.

Policia njofton se katër ditë më parë, në lagjen Nr.5, ai ka ngacmuar seksualisht dhe i ka vjedhur celularin vajzës me iniciale L.A., 17 vjeçe, banuese po në Durrës.

Kallëzimi i adoleshentes ka vënë në lëvizje efektivët, të cilët kanë ndaluar 48-vjeçarin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua celulari, shtojnë të njëjtat burime, ndërsa materialet për rastin i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vepra të turpshme” dhe ”Vjedhje’.

Article Logic
Execution time: 0.0022900104522705
array(1) { ["section"]=> string(57) "48-vjecari-abuzon-me-te-mituren-perfundon-ne-pranga-92234" }